Deputetja e PS-së, Elisa Spiropali nëpërmjet një postimi në FB ka propozuar një fushatë publike për mbledhjen e armëve si dhe dënim maksimal për të gjithë personat që mbajnë armë pa leje. “Dënim maksimal për vrasësit, gjëma e mbrëmshme nuk mund dhe nuk duhet të përsëritet”, ka shkruar Spiropali.
Postimi i plotë:
Fushatë publike për mbledhjen e armëve. Ligj i posaçëm me dënim të rëndë për ata që zotërojnë armë pa leje. Dënim maksimal për vrasësit me apo pa probleme mendore.
Gjëma e mbrëmshme nuk mund dhe nuk duhet të përsëritet. Jemi pak për të duruar makabritete të tilla. Shpirti i të vrarëve u prehtë në paqe! Zoti u dhëntë forcë familjarëve të mbijetuar!