Moderatorja Rudina Magjistari është munduar gjithmonë të jetë e rezervuar kur bie fjala tek fotot familjare që shpërndan në rrjetet sociale.
Por këtij momenti të ëmbël me sa duket moderatorja nuk i ka rezistuar dot pa e ndarë dhe me miqtë e saj në rrjetin social “Instagram”.
Ajo duket e lumtur në krahët e bashkëshortit dhe të dy po shijojnë pushimet verore.
Moderatorja ka marrë dhe shumë komplimente nga ndjekësit e saj.