Psikologia Valentina Telhaj e ftuar në ‘Fax News’ ka folur rreth rastit të fundit tragjik në Resulaj të Selenicës në Vlorë ku Ritvan Zykaj qëlloi me vdekje 8 persona, kushërinjtë e tij.
Telhaj tha ‘se në Shqipëri duhet të rritet roli i psikologut dhe duhet të punohet me strukturat parandaluese.
Sipas saj mosevidentimi i këtyre personave në kohën e duhur, mund të ketë pasoja të rënda me kalimin e kohës dhe këta persona mund të shkojnë deri dhe në krime të tilla.
Ajo e vuri theksin tek mënyra se si rriten fëmijët dhe tek marrëdhënie mes prindit dhe fëmijës.
“Nëse nuk rritet me dashuri, duke besuar që e duam, të jetë i pranueshëm, të ketë sugurinë e prindit. Cfarëdo lloj gjëje që buron nga fëmijëria lë gjurmë më vonë”, tha psikologia.
Telhaj kujtoi edhe një histori ku babai i fliste vazhdimisht fëmijës së tij se si ai ishte i famshëm dhe dilte çdo ditë në gazetë, dhe këtë nuk do ta bënte djlai i tij. Por një ditë, – tregoi Telhaj, djali bëri një masakër të madhe dhe pasi u arrestua kërkoi babin për ti thënë vetëm që ai ia kishte arritur të dilte në të gjitha gazetat, madje edhe në ato ndërkombëtare.
Referuar rastit konkret të Ritvan Zykaj, psikologia u shpreh që momenti shpërthimit mund të ketë qenë për një gjë fare banale por ky nuk është shkaku i vërtetë pasi problemi është akumuluar përgjatë kohës dhe ka mjaftuar një moment që ai të shpërthejë në atë mënyrë çnjerëzore dhe jashtë çdo logjke.
“Momenti i shpërthimit ka qenë për një gjë banale që e ka provokuar por sigurisht ka qenë, mund të them me plot bindjen se ka qenë një situatë që në fëmijërinë e hershme që ka ndikuar…”, tha Telhaj.
Edhe fakti që është djegur në 70% të trupit në adoleshencë, siç kanë treguar dëshmitarë për ‘Fax Neës’ sipas psikologes ka pasur ndikimet e veta.
“Të kesh kaluar një traumë aq më tepër një djegie kas lënë ndikimet e veta, është një traumë latente paelauboruar”, tha ajo.
Ndërkohë Telhaj u shpreh se Shqipëria ka shumë pak psikologë për të evidentuar në kohë pesona të tillë, sipas saj nëse në atë zonë mund të kishte një të tillë, ndoshta Ritvan Zykaj mund të evidentohej, e pakta që mund të ishte bërë do të njoftoheshin strukturat shtetërore.
“Tek psikologu mund të shkosh të parandalosh, ndërsa është psikiatri për rastet e rënda që lëshon edhe medikamentet.
Që në fëmijëri, studiohen tiparet e personalitetit antisocial. Ndoshta një mjek mund të evidentonte diçka të tillë. Qoftë edhe në një fshat të thellë ka një qendër mjekësore dhe roli i psikologut është i domosdoshëm, do ta evidentonte një problem psikologjik, të paktën do të njoftoheshin strukturat shtetërore.
Por Shqipëria Ka shum ëpak psikologë, në mos gaboj një psikolog merret me 2-3 shkolla, se çfarë mund të bëjë një psikolog me 2500 nxënës, sidomos kur kemi të bëjmë me moshën e adoleshencës ose para adoleshencës në kulmin e shpërthimit të tyre, minimalisht as nuk I identifikon dhe fakti q ënuk trajtohen me kalimin e kohës shkojnë deri këtu”, u shpreh ajo.
Ajo gjithashtu e vuri theksin edhe tek modeli me të cilin rriten fëmijët, ku për fat të keq është ai i “Shkuma Party-t”.
“Modeli më i mirë është të shkojnë tek “Shkuma Party”, tek pijet më të shtyrenjta apo tek gjërat më ekstravagante, pra që të jenë të pëlqyshëm duhet të jenë si ato, ato janë më të preferuar, dhe ata që nuk janë në atë stad jete bien në demoralizim, janë gjurmë shumë të forta që i ndjekin edhe kur të rriten”, theksoi psikologia.
Valentina Telhaj deklaroi se pavarësisht ngjarjes shumë të rëndë ne si shoqëri duhet të merremi me shkaqet e vërteta që çojnë deri këtu dhe jo thjeshtë me atë që ndodh.
Sipas saj Shqipëria duhet të ketë me detyrim psikolog në çdo shkollë qoftë edhe në ska të saj, pasi atë çfarë mund ta kapë syri i psikologut, mjku e ka vështirë ti arrijë.
“Në cdo qendër si shëndetësiore, si arsimore të kishte psikolog, në kopshte, çerdhe, me detyrim, kudo në çdo skaj sepse dashje pa dashje atë që e kapë syri dhe vëzhdgimi i psikologut, sado mjeku…ka bërë lëndët e psikologjisë në mënyrë bazike, janë psikologë ose ekspertë të tjerë fushës së shëndetit mendor që i evidentojnë disa detaje që bëjnë diferencën”, theksoi Valentina Telhaj.
Intervista e plotë:
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post