22:57 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Masat e sigurisë për ndeshjen Shqipëri-Serbi, Proda mesazh falënderimi

11:25 | 08/06/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Masat e sigurisë për ndeshjen Shqipëri-Serbi, Proda mesazh falënderimi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, iu ka dërguar një mesazh falënderimi strukturave që u angazhuan në zbatimin e planit të posaçëm të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë përpara, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit Shqipëri–Serbi.

“Të nderuar kolegë,

Është e disata herë që brenda një muaji t’ju drejtohem me shumë kënaqësi dhe gjej momentin të jem falënderues për të gjithë ju që përballuat me sukses disa sfida shumë të rëndësishme, të cilat kërkonin përkushtim, angazhim, sakrificë dhe maturi.

Dëshiroj t’ju shpreh mirënjohjen dhe falënderimet më të sinqerta për angazhimin, profesionalizmin dhe përkushtimin që treguat në përballimin me sukses të masave të sigurisë për ndeshjen e futbollit Shqipëri–Serbi, një sfidë me rëndësi të veçantë dhe ndjeshmëri të lartë.

 

 

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

 

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Falë bashkëpunimit të ngushtë mes strukturave policore, veprimeve të koordinuara për garantimin e standardeve të sigurisë, bashkëpunimit me Gardën e Republikës, Policinë Bashkiake Tiranë, FSHF-në, UEFA-n, stafin e skuadrës mike dhe agjencitë ligjzbatuese, ky aktivitet sportiv u menaxhua me profesionalizëm, duke mundësuar që të zhvillohej pa incidente që do të cenonin rendin publik apo sigurinë e pjesëmarrësve.

Puna juaj e palodhur, angazhimi i jashtëzakonshëm dhe vetëkontrolli në kushte të ngarkesës fizike dhe emocionale janë tregues i qartë i përkushtimit që Policia e Shtetit ka ndaj detyrës dhe ligjit, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, pavarësisht sfidave apo ndjeshmërive të momentit.

Falënderim të veçantë për qytetarët, sportdashësit dhe tifozët, të cilët respektuan udhëzimet e Policisë deri në përfundim të aktivitetit sportiv. Bashkëpunimi me qytetarët për përballimin e këtyre sfidave është një tjetër tregues i besimit që ndërtojmë së bashku, dhe një dëshmi e qartë e gatishmërisë sonë për të përballuar me sukses sfidat e sezonit veror.

Etiketa: Ilir Proda
Pas

Koçiu: Rikonstruktohen 4 qendra shëndetësore në Durrës, shërbime për 6 mijë qytetarë

Para

Aksioni ku u kapën 6 kg heroinë në Kapshticë, arrestohet drejtuesi i mjetit që transportonte drogën dhe 4 punonjës policie

Para
Aksioni ku u kapën 6 kg heroinë në Kapshticë, arrestohet drejtuesi i mjetit që transportonte drogën dhe 4 punonjës policie

Aksioni ku u kapën 6 kg heroinë në Kapshticë, arrestohet drejtuesi i mjetit që transportonte drogën dhe 4 punonjës policie

 



Të Fundit

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.