10:49 | 28/09/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Masat ndaj koronavirusit/ Kominiteti Mysliman i Shqipërisë jep njoftimin e rëndësishëm për besimtarët

15:47 | 11/03/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gara për kreun e KMSH, reagon ashpër gazetarja: Kujt i intereson kjo betejë?

Të gjithë jemi të vetëdijshëm për seriozitetin dhe përmasat mbarëbotërore që ka marrë epidemia e virusit COVID-19.

Feja Islame i jep rëndësi të madhe shenjtërisë së jetës së njeriut dhe mbrojtjes së saj. Në rastet e shpërthimit të epidemive, Profeti Muhamed (a.s.) na urdhëron që: “Nëse dëgjoni se diku ka rënë epidemi, mos shkoni në atë vend! Nëse godet në një vend dhe ju ndodheni aty, mos u largoni që andej për t’i shpëtuar!”. Pra, karantinimi dhe evitimi i të gjitha lëvizjeve të panevojshme është masa paraprake që duhet të merret në të tilla raste.

Feja Islame gjithashtu i jep një rëndësi të madhe higjienës personale dhe të ambientit ku jetojmë e punojmë, duke e konsideruar higjienën dhe pastërtinë si pjesë të besimit. Kjo është gjithashtu edhe si një nga masat e sugjeruara nga ekspertët për parandalimin e përhapjes së kësaj epidemie.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë duke vlerësuar situatën e paprecedentë të krijuar nga kjo epidemi, ka marrë disa masa të nevojshme për të mbrojtur qytetarët nga një infektim i mundshëm nga COVID-19.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë kërkon nga myftinitë e qyteteve marrjen e masave të mëposhtme:

1- Ngarkohen të gjithë myftinjtë dhe stafi i tyre të ndërmarrë fushata sensibilizuese për publikun dhe të inkurajojnë të gjithë besimtarët, kryesisht moshën e tretë dhe personat me sëmundje kronike që t’i kryejnë ritualet fetare në banesat e tyre.

2- Anullimi i tubimeve masive si ligjërata, kurse në xhami, aktivitete të ndryshme dhe sipas rrezikshmërisë në zonën tuaj të anullohet edhe falja e namazit të xhumasë.

3- Pesë kohët e namazit sugjerohet të falen në mënyrë jo të organizuar, ndërkohë ezani të thirret në mënyrë të rregullt në të gjitha xhamitë.

4- Zbatimi me rigorozitet i të gjitha sugjerimeve dhe këshillave të nxjerra nga autoritetet përkatëse në vendin tonë si dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Kërkojmë mirëkuptimin e besimtarëve në respektimin e masave të marra, pasi mbrojtja e jetës dhe shëndetit është një obligim fetar për të gjithë besimtarët.

Pasi të marrim të gjitha masat e nevojshme, t’i lutemi Zotit me lutjen e Profetit Muhamed (a.s.): “O Zot më ruaj nga lebroza, nga çmenduria, nga murtaja, nga epidemia dhe nga të gjitha sëmundjet e këqija.”

Lusim Zotin e Gjithmëshirshëm që kjo situatë të kalojë pa pasoja për të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë

Pas

“Punonjëset femra me fëmijë do të punojnë nga shtëpia” FSHF publikon masat e marra për situatën e krijuar nga koronavirusi

Para

VIDEO/ Njërës prej punonjëseve i bie të fikët: Pronarët janë kthyer nga Italia, kemi frikë se infektohemi (2500 punëtorëve të fasonërisë u kërkohet të nisin punën)

Para
VIDEO/ Njërës prej punonjëseve i bie të fikët: Pronarët janë kthyer nga Italia, kemi frikë se infektohemi (2500 punëtorëve të fasonërisë u kërkohet të nisin punën)

VIDEO/ Njërës prej punonjëseve i bie të fikët: Pronarët janë kthyer nga Italia, kemi frikë se infektohemi (2500 punëtorëve të fasonërisë u kërkohet të nisin punën)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *










Të Fundit

Megaoperacioni ‘Kurrë mos harro’/ Zbardhen emrat e 12 të arrestuarve, të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale, mes tyre…

Aksident në Fushë Milot, drejtuesi i motorçikletës dërgohet në spital

Mega-operacioni policor, Rrumbullaku bën bilancin: 15 urdhër arreste, 12 të ekzekutuara

Ekzekutime, vjedhje me dhunë e shkatërrim prone/ Pendohet Artan Tafani, Muhamet Rrumbullaku jep detajet e vrasjeve të bandës së drejtuar nga Leart Haxhiu

Forcimi i Lekut po rrit fitimet e investitorëve të huaj në Shqipëri

Meta prezanton robotët me “personalitet”

16 ngjarje kriminale të zbardhura, ja çfarë ka deklaruar Artan Tafani përpara prokurorit

Në Korenë e Veriut miratohet ligji për zgjerimin e forcës bërthamore

Ekzekutimi i Lulzim Qorrit në Greqi, zbardhet 7 vite më vonë nga dëshmia e Artan Tafanit

Kthjellime dhe vranësira të shpeshta, parashikimi i motit për sot

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.