Redjan Rraja, i cili u arrestua për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja në mbikalimin e Shkozetit , ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Apelit në Gjykatën e Lartë.
Atentati në mbikalimin e Shkozetit mbetet ende i pazbardhur dhe ende nuk është arritur në përfundime sa i përket, motivit dhe shënjestrës së atentatit.
Ai është arrestuar si autori i dyshuar i atentatit me breshëri plumbash ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndoji, i cili në ato çaste udhëtonte me “Rrumin” e Shijakut dhe shoferin e tij, Andi Malokun, i cili humbi jetën pak ditë pas atentatit.
Megjithatë, Rraja nuk ka rënë dakord me masën e Apelit duke bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, e cila nuk është ende funksionale.
Kujtojmë se edhe në nëntor të vitit të shkuar, Apeli rrëzoi kërkesën e tij për tu liruar duke lënë në fuqi masën “arrest me burg” të dhënë nga Shkalla e Parë.