Aleks Marku që mbajti peng me armë në duar fëmijët e tij për disa orë ka pranuar konfliktin me bashkëshorten. Kjo e fundit sipas tij ishte e lidhur me dikë tjetër. Ai ka pohuar se në apartmentin ku shkoi i mori fëmijët sepse donte t’i largonte nga i dashuri i gruas dhe pretendon se ky i fundit po vinte për ta sulmuar, prandaj kishte dalë me kallashnikove në dritare.
“Unë me fëmijët kam katër ditë që qëndroja në shtëpi në plazh dhe fëmijët ishin shumë mirë me mua. Gruaja kishte ikur në Itali dhe kemi disa kohë që kemi debate me njëri-tjetrin. Nga debati i fundit që patëm ajo u largua për në Itali dhe unë mora fëmijët dhe erdhëm në Durrës. Ajo ka dashnor dhe prandaj doja t’i largoja fëmijët. Dje në shtëpi kanë ardhur dashnorët e saj për të na sulmuar dhe unë prandaj dola në dritare duke qëlluar që të largoheshin. Nuk i kam bërë gjë fëmijëve, thjesht djalin e mora me vete në ballkon kur po qëlloja, që ta kisha dëshmitar. Nuk jam treguar i dhunshëm me fëmijët”, ka deklaruar në polici Aleks Marku.