Ka mbërritur në Tiranë sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron.
Ai është pritur në Rinas nga ministi i jashtëm Igli Hasani.
“Kënaqësi e madhe për të mirëpritur Sekretarin e Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar për Çështjet e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit, David Cameron në Tiranë. Ruajtja e unitetit euroatlantik është thelbësore, në dritën e kërcënimeve aktuale për sigurinë evropiane, duke përfshirë maksimizimin e mbështetjes për Ukrainën dhe adresimin e sfidave ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor,” shkruan Hasani.