Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka bërë një njoftim në lidhje me shtetasit shqiptarë që ndodhen në Angli të cilët u skadon viza që kishin marrë por nuk mund të kthehen për shkak të situatës së pandemisë globale.
Ministria e jashtme shpjegon se kjo situatë do të zgjasë deri më 31 maj, por do të mbahet nën rishikim në rast se do të nevojitet zgjatje e mëtejshme.
Sipas MEPJ, zgjatja e vizës do të zbatohet për secilin qytetar që viza i skadon pas 24 janarit dhe që nuk mund të largohet nga vendi për shkak të kufizimeve të udhëtimit ose të vetë-izolimit të tij. a
“MEPJ udhëzon të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen në këtë situatë, të kontaktojnë ekipin e vënë në dispozicion dedikuar COVID-19, përmes adresës së e-mailit [email protected], për të njoftuar që vizat e tyre kanë skaduar”, përfundon lajmërimi.