06:05 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mbledhja e KLGJ/ Zbardhen emrat e gjyqtarëve për mediat. Cilat ishin vendimet e rëndësishme që u morën

10:56 | 11/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mbledhja e KLGJ/ Zbardhen emrat e gjyqtarëve për mediat. Cilat ishin vendimet e rëndësishme që u morën

Sot Këshilli i Lartë Gjyqësor, zhvilloi mbledhjen e radhës në të cilën miratoi disa vendime të rëndësishme. Më konkretisht, Këshilli, miratoi programin e vlerësimeve etike dhe profesionale për vitin 2020, i cili përmban listën e gjyqtarëve që do të vlerësohen dhe periudhën e vlerësimit përkatës. Me këtë vendimmarrje, i hapet rruga fillimit të procesit për vlerësimin periodik të të gjithë gjyqtarëve, duke mundësuar në vijim dhe lëvizjet paralele apo promovimin e tyre si në shkallët më të larta ashtu dhe në gjykatat e specializuara.

Në përmbushje të detyrimeve ligjore si organ përgjegjës për mbarëvajtjen e marrëdhënieve të gjyqësorit me publikun, KLGj caktoi në pozicionin e Gjyqtarit për Mediat, për çdo juridiksion apeli, gjyqtarët e mëposhtëm:

Vojsava Osmanaj-juridiksioni i Apelit Shkodër
Edlira Petri  -juridiksioni i Apelit Tiranë
Desart Avdulaj-juridiksioni i Apelit Durrës
Klodiana Gjyzari-juridiksioni i Apelit Vlorë
Etleva Temo – juridiksioni i Apelit Korçë
Enton Dhimitri- juridiksioni i Apelit Gjirokastër
Lindita Sinanaj – juridiksioni i Apelit Administrativ
Saida Dollani  -juridiksioni i Apelit për Krime të Rënda / për gjykimin e  veprave penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Gjithashtu, Këshilli vendosi deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit, për shkak të dorëheqjes nga detyra e gjyqtarit, të L.S, K.B, dhe T.S, si dhe shpalli kërkesën për kandidatura nga radhët e gjyqtarëve për komandim në Ministrinë e Drejtësisë.

Për shkak të natyrës konfidenciale të materialeve që u trajtuan në pikën 5 dhe 6 të rendit të ditës, mbledhja vijoi me dyer të mbyllura. Më konkretisht, pasi u njoh me rezultatet e verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të kandidimit për në Formimin Fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për magjistrat, profili gjyqtar, për kandidatin z. E.L., Këshilli vendosi skualifikimin e tij.  Kandidati ka të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, brenda 5 ditëve nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në vijim të mbledhjes, Këshilli pasi dëgjoi relatorët për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin e kandidatëve nga radhët e juristëve të spikatur, për në Gjykatën e Lartë, vendosi skualifikimin e kandidateve J.RR dhe R.M. Kandidatet kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, brenda 5 ditëve nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

 

Etiketa: gjyqtaret e mediasKLGJ
Pas

Nuk la gjë pa thënë për të, Noizy zbulon arsyen pse e fshiu postimin për Ardit Gjebrean

Para

Tërmeti/ Karikaturisti Agim Sulaj flet për nismën e përhapur në 45 shtete: Arritëm diçka të mrekullueshme (VIDEO)

Para
Tërmeti/ Karikaturisti Agim Sulaj flet për nismën e përhapur në 45 shtete: Arritëm diçka të mrekullueshme (VIDEO)

Tërmeti/ Karikaturisti Agim Sulaj flet për nismën e përhapur në 45 shtete: Arritëm diçka të mrekullueshme (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.