U mblodh sot për herë të parë Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimtarinë e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirin
Komisioni do të ushtrojë veprimtarinë e tij për një periudhë 6-mujore, deri në datën 5 shtator të këtij viti.
Kreu i komisionit, deputeti demokrat Edi Paloka tha se ngritja e komisionit është bërë me kërkesë të opozitës, dhe do të diskutojë mbi veprimtarinë e organeve përgjegjëse për luftën ndaj kultivimit të narkotikëve, dhe rastin konkret të trafikut në të cilin dyshohet se është i përfshirë ish-ministri i Brendshëm Tahiri.
Përkundër deputetëve socialistë që propozuan shtyrjen me një javë të procesit të konsultimit të rregullore, demokrati Enkelejd Alibeaj ishte kundër shtyrjes 1 javë të këtij procesi
“Ka vetëm 24 nene dhe s’ka arsye të shtyhet kaq shumë” mësohet të jetë shprehur në komision.
Në përfundim të mbldhjes që zgjati vetëm disa minuta, Klotilda Bushkaj(Ferhati) është emëruar sektretare e këtij komisioni.
(E.L/Faxweb)
Discussion about this post