Ambasada e SHBA-ve në Turqi është mbyllur pas tensioneve mes dy shteteve. Nga 5 marsi, Ambasada do të ofrojë ” vetëm shërbime emergjente”, thuhet në njoftimin e së hënës.
Aktivitetet rutinë, përfshirë intervistat për vizë nuk do të mbahen gjatë periudhës së kufizimeve.
Në njoftim gjithashtu këshilloheshin qytetarët amerikanë në Turqi të shmangin turmat e mëdha, të mbajnë një profil të ulët dhe të jenë të kujdesshëm.
Të hënën, agjensia turke e lajmeve Anadolu ka njoftuar arrestimin e 12 personave në Ankara, si pjesë e një hetimi për disa xhihadistë . Të 12 personat ishin në mesin e 20 personave, për të cilët urdhrat e arrestit janë lëshuar nga zyra e prokurorit të shtetit, raporton Anadolu.
Nuk është e qartë nëse arrestimet ishin të lidhura me mbylljen e ambasadës.
Raporti i Anadolu u publikua orë pas mbylljes së ambasadës së SHBA.
Mbyllja e ambasadës vjen mes një periudhe tensionesh të larta midis Turqisë dhe SHBA-ve lidhur me operacionin ushtarak ndërkufitar të Ankarasë në Siri.
Trupat turke po sulmojnë ushtarët kurdë të mbështetur nga SHBA, të cilat qeveria turke i konsideron një kërcënim për sigurinë.
Uashingtoni vazhdon të mbështesë kurdët sirianë, megjithëse u zotua se do ndalonte armatosjen e tyre, marrë shkas nga shqetësimet e turqve.
Burimi: RT.com
(F.G/Faxweb.al)