Pas njëfarë moshe të gjitha femra sidomos ato mbipeshë vuajnë nga venat varikoze.
Sipas një studimi të kryer tek 420 mijë njerëz, kjo gjendje duhet të konsiderohet si shenjë alarmi për zhvillimin e trombozës së venave të thella ose embolizmi pulmonar.
Shkencëtarët zbuluan se njerëzit që kanë vena varikoze janë 5 herë më shumë të rrezikuar që të zhvillojnë trombozë të venave të thella, një mpiksje gjaku në këmbë që mund të çojë në prerje të gjymtyrëve deri në vdekje.
Këta persona janë gjithashtu 2 herë më të rrezikuar që të zhvillojnë embolizëm pulmonar, një mpiksje që kalon në mushkëri dhe mund të jetë vdekjeprurëse.
Por çfarë janë venat varikoze?
Venat varikoze janë zgjerime të qëndrueshme të venave sipërfaqësore të gjymtyrëve të poshtme, të shoqëruara nga dëmtimi i valvulave dhe rikthimi i gjakut venoz. Shenjat klinike të venave varikoze Prania e venave të zgjeruara në gjymtyrët e poshtme jep dhimbje, lodhje të këmbëve, mpirje, këmbë të rënda, sidomos gjatë qëndrimeve të gjata në këmbë pa lëvizur ose ulur për një kohë të gjatë, gjatë periudhës premenstruale tek gratë, në periudhën e nxehtë, gjatë ngritjes së peshave të rënda, temperaturë lokale, kruajtje mbi zonën e varikozuar, shkruan “Shëndeti” etj.
Venat varikoze mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të problemeve me qarkullimin e gjakut. Shkaku i vërtetë i kësaj patologjie nuk është identifikuar ende, por publikime të shumta tregojnë që radikalet e lira ose të paktën prania e tepërt e tyre luan një rol të rëndësishëm në shfaqjen e sëmundjes së venave, duke dëmtuar strukturën e paretit venoz.
(F.M/Faxweb)