Aktroi Mehdi Malkaj ka qenë tejet ironizues, lidhur me vendimin qeverisë Rama për të mbyllur platformën sociale TikTok.
Teksa ka marrë fjalën befas në protestën e organizuara mbrëmjen e së shtunës përpara kryeminstrisë, aktori Malkaj tha se inatin Rama e ka me shqiptarët se përdorin rrjetin social e jo me platformën.
Aktori u bëri thirrje shqiptarëve të ngrihen, ndërsa hoqi paralele me vendet e rajonit, Greqi dhe Serbi, dy vendet ku qeveritë dridhen nën furinë e të rinjve dhe protestuesve.
Po tiktok çfarë u ka bërë, s’bëhet gjë pa protestë. I duam apo si duam, grekërit e dogjën Athinën, e përvëluan. Serbët e shkyen qeverinë, s’di ku të futet Vucic. Po ne, pse ne delet, historia na tregon se s’jemi dele, jemi trima. I dal ballë për ballë, s’më dridhet qerpiku.
Ju që do merrni pjesë në votime, merrni pjesë me patjetër, mbase i kthehet mendja popullit e të votojnë për këtë që quhet ndryshim, se vdiqëm.