Aktivisti Besjan Pesha ka publikuar një foto nga menuja e një lokali plazhi në Kretë, Greqi. Siç shihet dhe siç shkruan dhe vetë ai çmimet janë mjaft të lira, ndërkohë që kujton se me tre euro në xhep mund të hyje në ambiente shumë luksoze.
Diferencën me Shqipërinë ai e fton lexusin ta bëjë vetë, ndërkohëe që shton se Shqipërisë i duhet shumë punë dhe tru për t’u bërë konkuruese, pasi stratëgjia “kap ça t’kapësh” nuk funksionon më.
POSTIMI I PLOTË:
Kjo është menuja skandaloze e një beach bar (lokal plazhi) në Kretë. Një frape kushtonte 90 cent, një ujë 30 cent, një kola 50 cent, një tip sanduiçi i bollshëm 1.70 euro e kështu me rradhë. Lokali kishte rreth 25 shezllone të cilat i ofronte pa pagesë (por duhet të konsumoje dicka). Ishte një gji i vogël që ngjante me llamanin, me rëre dhe ujë kristal.
Në përgjithësi kudo që shkuam shezllonet ishin pa pagesë, por ti detyroheshe konsumin. Mjaftonte të merrje një pije/kafe dhe vazhdoje i qetë. Koncepti ishte që rëra dhe deti i përkisnin të gjithëve dhe askush nuk duhet të paguajë për ti përdorur. Me 3 euro në xhep mund të hyje në ambjente shumë më luksoze dhe të rehatshme se Folie psh dhe të shtriheshe sa gjatë gjerë në një nga krevatët e rehatshëm të plazhit.
Krahasimet bëjini vetë. Do shtoj vetëm se na duhet shumë punë dhe shuuumë tru që ta bëjmë turizmin tonë konkurues. Strategjisë “kap ça t’kapësh” i ka dalë boja dhe është bërë e shëmtuar. Shëmtueshmërisht e shtrenjtë!
(B.H/Shuplaka)