Belinda Balluku, vizitoi nga afër sipermarrjen e prodhimit, grumbullimit dhe përpunimit të bimëve aromatike dhe mjekësore, që sot eksporton në Europë e përtej saj. Ne këtë sipërmarrje, teksa u njoh me investimet dhe zhvillimin që ka marrë kjo kompani në të gjitha hallkat e grumbullimit, përpunimit teknologjik dhe paketimit.
Balluku e cilësoi këtë investim një biznes solid dhe të qëndrueshëm, që arrin të eksportojë çajin shqiptar deri në Australi dhe SHBA.
“Ju jeni model për t’u ndjekur nga bizneset shqiptare dhe ata që duan të kthehen nga emigracioni dhe të investojnë në Shqipëri”, tha Balluku.
Në vitin 2014 Besniku krijoi këtë kompani mbi bazën e fermës familjare që menaxhonte, për t’u shndërruar në një ndër eksportuesit kryesor të BMA-ve, duke eksportuar në Gjermani e vende të tjera të BE-së, si dhe SHBA, Meksisë e Japoni.
BIOBES bashkëpunon ngushtë me fermat e vogla familjare dhe ka rreth 450 kontrata me familje, të cilat kryejnë mbledhjen spontane të BMA-ve dhe sot ka një portofol prej më shumë se 100 produktesh.
Në sajë të mbështetjes nga Skema Kombëtare, ai e ka zgjeruar aktivitetin e tij dhe përmirësuar procesin e kultivimit dhe tharjes së bimëve, përmes një teknologjie të avancuar, duke shmangur humbjen e vlerës së produktit.
Bimët mjekësore janë një kategori tjetër në strukturën e bujqësisë shqiptare, që vijojnë të kontribuojnë në rritjen e eksporteve bujqësore “Made in Albania”.
Balluku tha se kjo kompani vitin e kaluar shënoi një rritje të prodhimit me 28%, ndërsa në 2025-n kompania synon të zgjerojë investimet në fushën e paketimit sipas teknologjive bashkëkohore, me synim zgjerimin e eksporteve.