Njësia numër 9-të në kryeqytet ka ofruar surprizën e radhës gjatë numërimit të votave pasi numri i votuesve që e kanë hedhur fletën si të pavlefshme në kutitë e votimit, është goxha i lartë.
Kështu, në KZAZ-në nr 39-të nga 963 vota në total të numëruara deri përpara pak çastesh, rezulton se kandidati i majtë, Erion Veliaj të ketë marrë 788 vota e përkthyer në përqindje, 87.8%.
Ndërkohë kandidati rival i Bindjes Demokratike, Arben Skenderaj ka marrë deri pak çaste më parë 77 vota, ndërkohë që surpiza është numri i votave të pavlefshme në këtë njësi. Behët fjalë jo pak por plot 104 të tilla.
Diçka të tillë Faxweb.al e ka raportuar edhe më herët ku nga vëzhgimet që gazetarët tanë kanë realizuar në qendrat e numërimit aty ku ka nisur ky proces, kanë mundur të sigurojnë edhe foto të mënyrës së si qytetarët e kanë zgjedhur për të demostruar pakënaqësinë e tyre me këtë garë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post