11:24 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Më shumë se 2 muaj pas tërmetit tragjik, Xhaferraj: Situata nuk po menaxhohet, banorët po zvarriten nga neglizhenca e qeverisë

17:10 | 04/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Më shumë se 2 muaj pas tërmetit tragjik, Xhaferraj: Situata nuk po menaxhohet, banorët po zvarriten nga neglizhenca e qeverisë

Kur kanë kaluar më shumë se dy muaj nga tërmeti i 26 nëntorit, që shkaktoi 51 viktima dhe mijera banorë mbetën në qiell të hapur, situata në qytetin e Durrësit ende nuk po menaxhohet si duhet dhe po zvarritet nga neglizhenca e qeverisë.

Kështu ka bërë me dije kreu i Partisë Demokratike në Durrës Ferdinand Xhaferraj i ftuar në Fax News, ku u shpreh se ende shumë banorë nuk e kanë marrë bonusin e qirasë për muajin e janarit.

Xhaferraj u shpreh se prioritet i Ramës nuk kanë qenë banorët, por ka qenë mbrojtja e Vangjush Dakos nga ndjekja penale, duke nxituar që të emëronte Zhyljen Varfin në krye të bashkisë.

“Sot janë fiks 2 muaj e gjysëm nga fatkeqësia që tronditi vendin, situata nuk po menaxhohet. Risia më e fundit e qeverisë ishte, që u tha nga ministri i Rindërtimit:Tani tha aplikoni online! Shumica e kanë të vështirë. Në shumicën e kohës sistemi ka qenë i bllokuar.

Ajo që i bën bashkë qytetarët e Durrësit është se nëse fillimisht u goditën nga fatekeqësia e tërmetit, tani po goditen nga neglizhenca e qeverisë dhe e zyrtarëve duke i zvarritur.

Bonusin e janarit nuk e ka marrë ende askush. Mungojnë paratë, mungojnë kapacitetet për ta bërë punën si duhet, tregojnë se nuk dinë ta menaxhojnë situatën. Ka dy muaj e gjysëm që ka kaluar, ndërkohë nuk ka një vendim për ato që kanë dëmtime shumë të mëdha.

600 banorë jetojnë në çadra. Të gjitha këto i bën bashkë neglizhenca e qeverisë.Të gjithë qytetarët e Durrësit e dinë që të marrësh diçka, binusin e qirasë, ose duhet të paguash ose duhet të kesh mik.

Kryeministri donte si të shpëtonte Dako. I vetmi prioritet i kryeministrit ka qenë të zgjedhë  Zhylien Vrafin,  për të shpëtuar Vagjush Dakon, nga përgjegjësia penale. U prishën me emergjencë disa banesa për të zhdukur gjurmët.

Janë 5000 mijë aplikime dhe vetëm 40% u është dhënë bonusi i dhjetorit dhe janarit nuk u është dhënë askush. Pavarsisht se u goditëm nga një fatkeqësi natyrore, për të vrarë, vranë njerzit dhe jo tërmeti. Ka vrarë korrupsioni dhe babëzia.

Kanë kaluar 2 muaj e gjysëm. Nuk dinë ta bëjnë punën e tyre. Nuk mund të them që nuk duan, por janë kanalet e korrupsionit që bllokojnë gjithçka.”- u shpreh Xhaferraj.

Etiketa: ferdinand xhaferraj
Pas

Pas Vlorës, ikën një tjetër drejtues i Kadastrës, zbulohet emri i pasuesit

Para

Pas takimit me Bashën, ambasada e SHBA-së zbardh vizitën e Yuri Kim në selinë e PD-së

Para
Pas takimit me Bashën, ambasada e SHBA-së zbardh vizitën e Yuri Kim në selinë e PD-së

Pas takimit me Bashën, ambasada e SHBA-së zbardh vizitën e Yuri Kim në selinë e PD-së

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lirohen hapësirat publike përreth stadiumit “Arena Kombëtare”, procedohen penalisht 7 administratorë lokalesh

Arrest me burg për babanë e 17-vjeçares që qëlloi me plumb në kokë veten në Vlorë

Kryeministri Rama pret Presidentin e Emirateve: “Erdhët si një i afërm i dashur, që nuk i shkëput fijet e dashurisë”

PD kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve për qarkun e Tiranës dhe Durrësit, Kolegji Zgjedhor shqyrton sot ankesën e demokratëve

Zbulohet Zënie e Paligjshme e Hapësirave Publike në Golem, Procedohen 4 Shtetas

Erdhi në Shqipëri për pushime, 15-vjeçari polak bie nga ballkoni i katit të katërt

Kërkon lirinë nga burgu, nis seanca në Apelin e Posaçëm për Ilir Metën

Situata e Zjarreve në Vend/17 Vatra në 24 Orët e Fundit, 4 Ende Aktive

Zbulohen parcela me kanabis, procedohen 3 zyrtarë për shpërdorim detyre në Shkodër

Aksident në Durrës, automjeti përplas të moshuarin te vijat e bardha

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.