02:07 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Më stresonte, nuk e duroja dot”, zbardhet dëshmia e nipit që vrau gjyshin. Flasin të afërmit

10:12 | 28/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Foto/ Nipi vret gjyshin dhe del si ‘shpëtimtari’ i tij, si inskenoi grabitjen (E kishte rritur që foshnje)

Mbrëmjen e djeshme u raportua se pas një grabitje në banesë, një 69-vjeçar në Vlorë ishte paraqitur me fraktura të shumta në kokë në spital. Ndërkohë sot raportohet se i moshuari ka ndërruar jetë, dhe ai ka pasur një plagë të shkaktuar nga armë zjarri pas kokës.

Autori i vrasjes dyshohet se është nipi i tij, që për të fshehur krimin ngriti alibinë e grabitjes, dhe e dërgoi të moshuarin në spital. Mësohet se i riu ka shkaktuar rrëmujë në shtëpi, në mënyrë që të kamuflonte ngjarjen dhe ta paraqiste para uniformave blu si një grabitje në banesë.

Pas kësaj ai ka marrë rolin e shpëtimtarit duke e dërguar të moshuarin në spital. Por pak orë pas krimit të rëndë ai është penduar dhe ka treguar të vërtetën rreth ngjarjes.

Sipas burimeve nga policia e Vlorës, ai ka pranuar krimin, si dhe ka treguar vendin ku kishte fshehur armën. Ajo që e bën dhe më tragjike situatën është fakti se 69-vjeçari e kishte rritur i vetëm nipin, pasi prindërit e këtij të fundit kishin humbur jetën shumë vite më parë në një aksident rrugor.

Ndërkaq në dëshminë e tij përpara policisë, adoleshenti është shprehur se gjyshi kishte nisur që ta stresonte shumë kohët e fundit.

‘E vrava se më nxinte jetën. Më stresonte, nuk e duroja dot’, është shprehur i riu gjatë dëshmisë së tij.

Një prej nipërve të të moshuarit ka treguar se para dy muajsh ai kishte humbur dhe bashkëshorten, ndërsa të riun e kishte rritu që fëmijë. Djali shkonte në shkollë, dhe mbështetej financiarisht nga gjyshërit e tij, pasi kishte humbur prindërit.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: nipi vret gjyshinvlorevrasje
Pas

Përplaset treni në Kajro, humbin jetën 25 persona

Para

Dokumenti/ Kryetarja e FRESSH-it në Vlorë përfiton kredi të butë, apartamenti jo pak por 3+1

Para
Dokumenti/ Kryetarja e FRESSH-it në Vlorë përfiton kredi të butë, apartamenti jo pak por 3+1

Dokumenti/ Kryetarja e FRESSH-it në Vlorë përfiton kredi të butë, apartamenti jo pak por 3+1

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.