12:26 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Media britanike: ISIS shënjestroi Kombëtaren, Shqipëria reagon me egërsi ndaj komplotit e çon trupa në Irak

20:47 | 01/03/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Media britanike: ISIS shënjestroi Kombëtaren, Shqipëria reagon me egërsi ndaj komplotit e çon trupa në Irak

Shqipëria sipas “Daily Star” do të dërgojë trupa ushtarake për të luftuar kundër Shtetit Islamik pasi  ishte shënjestruar për sulme terroriste ekipi i futbollit në ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës.

“ISIS e vuri në shënjestër gjatë kualifikueseve të Kupës së Botës; vendi evropian reagon më egërsi ndaj bombave dhe komplotit me dron,” është titulli i të përditshmes britanike “Daily Star” në një artikull kushtuar vendimit që ka marrë qeveria shqiptare për të dërguar trupa në Irak.

Kombëtarja ishte arsyeja e këtij vendimi sipas “Daily Star”.

Artikulli i plotë:

“Shteti Ballkanik do të dërgojë ushtarë në Irak pasi u zbulua se luftëtarë të ISIS kishin planifikuar sulme terroriste në ndeshjen e futbollit mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Forcat e Armatosura Shqiptare do të luftojnë krah koalicionit global kundër ISIS, pas komplotit që u zbulua në muajin nëntor.

Organizata terroriste kishte planifikuar tre sulme terroriste ndaj ekipit izraelit në ndeshjen kundër Shqipërisë, me eksploziv, armë dhe dron.

Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodheli, citohet nga “Daily Star”, mbi këto ngjarje: “Ne do të dërgojmë shumë shpejt në parlament një draft për t’i hapur rrugë prezencës së ushtarëve shqiptarë në koalicionin qeverisës kundër ISIS.”

Luftëtarët e ISIS më herët janë rekrutuar në Shqipëri dhe mendohet se kishin planifikuar sulme terroriste nga Siria.

Trupat shqiptarë do të dërgohen në Irak si përgjigje e qeverisë së SHBA-së, megjithëse ky nuk do të jetë mision i NATO-s.

Shqipëria ka qenë një mbështetëse e madhe e politikave të SHBA-së në Irak dhe ka luftuar shpesh krah saj në këtë vend.

Zonja Kodheli i tha komisionit parlamentar shqiptar, se “Ky nuk është një mision i NATO-s ndaj duhet një ligj i veçantë.”

“Ne flasim për një mision vullnetar. Shqipëria ka ndihmuar deri tanë me mënyra të ndryshme, por jo me një prezencë ushtarake.

Shqipëria është anëtare e NAT0-s që prej vitit 2009 dhe ka marrë pjesë në misione  paqësore të përbashkëta në Afganistan, Kosovë, Bosnia dhe Herzegovinë, Mali si dhe në Detin Egje.

Por Shqipëria është e njohur edhe si një vend ku rekrutohen luftëtarë të ISIS.

Në nëntor 2016 pati një përpjekje për sulme terroriste nga IS kundër Izraelit në Elbasan, në përballjen kualifikuese të Kupës së Botës me Shqipërinë.

Sulmi u parandalua nga policia dhe u zbuluan bomba, eksplozivë, armë dhe pajisje elektronike.

Autoritetet thanë ishin planifikuar një numër sulmesh nga ekstremistë në Shqipëri dhe Kosovë.

Dyshimet e marra patën në fokus Lavdrim Muhaxheri, një i vetë-deklaruar “si komandant i Shqipërisë në Siri dhe Irak.”

Stadiumi ku u zhvillua ndeshja në Elbasan është ruajtur nga më shumë se 2,000 policisë dhe Izraeli fitoi 3-0.

Policia arrestoi 19 persona në Kosovë më 4 Nëntor dhe 6 të tjerë i ndaloi në Shqipëri dhe Maqedoni si pjesë e këtij komploti. 

(M.D/ Shuplaka)

Etiketa: ISISkombetarja
Pas

Rrëfehet Eli Fara: Fortunat në jetën time, s’do ndryshoja asgjë (VIDEO)

Para

Bashkimi Europian: Mazhoranca dhe opozita të mos hapin dyert pa…

Para
Bashkimi Europian: Mazhoranca dhe opozita të mos hapin dyert pa…

Bashkimi Europian: Mazhoranca dhe opozita të mos hapin dyert pa...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ambasada e SHBA ndan pamjet: Garda Kombëtare e New Jersey-t stërvitje me Forcat Ajrore Shqiptare për misione kërkim-shpëtimi

Një javë larg përfundimit të afatit të vendosur nga Kushtetuesja, dështon për herë të 49-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Vranë Renis Dobrën, lihen në burg Fatjon Bushgjoka dhe Petrit Çakrri

Sllovenia legalizon eutanazinë. Parlamenti miraton ligjin pasi qytetarët votuan “pro” referendumit

Vrau qenin e familjes me armë gjahu, procedohet 67-vjeçari në Fier

Pas shembjeve, nis rehabilitimi i Thethit! Pastrohet nga inertet, mbillet sërish me bar

Sulmi në kishën katolike në Gaza/ Kryeministri izraelit telefonatë me Papa Leonin XIV, e fton të vizitojë Tel Aviv

Lëvizte në shëtitoren e Shëngjinit me armë zjarri me fishek në fole, pranga 21-vjeçarit (EMRI)

Tiranë/ Humb jetën në spital 54-vjeçari i aksidentuar, arrestohet 27-vjeçari drejtues i automjetit

“Asnjë lloj strukture mbi trotuare!”/ Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Në Tiranë çliruam 20 mijë m²

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.