Regjisori Edmon Budina ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Me Xhaxhiun” në Fax News, ku ka folur mbi median dhe vendin që ajo zë në jetën e përditshme si pushteti i katërt përveç, legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit në një shtet.
Budina tha se ishte e vështirë të ishe në rolin e medias sepse nga situatat e ndodhura, është treguar se ata që e pësojnë më së shumti nga kjo punë, janë gazetarët të cilët jo pak herë janë kërcënuar me familje për shkak të çështjeve të ndryshme.
Budina: Secili nga ne ka dy aspekte të jetës së vetë, por tek gazetarët më shumë se kushdo tjetër, puna ndihet shumë në familje. Pra nëse ti i kundërvihesh pushtetit, pasojat do të vijnë deri në familjen tuaj.
Unë jam frymëzuar shumë nga Fax News, sepse që nga krijimi ka pasqyruar një pjesë shumë të madhe të problemeve në Shqipëri. Gazetarët kanë qenë aty krah nesh dhe kanë vuajtur bashkë me ne natë e ditë për të pasqyruar të gjithë ngjarjet që zhvilloheshin. Shpirtërisht kanë qenë me ne edhe pse mundoheshin të mbanin rolin e gazetarit.
Pyetje: Ku është qytetari në mes të këtyre katër pushteteve dhe si duhet ta bëjë zgjedhjen?
Budina: Ka një problem shumë të madh në Shqipëri. Qytetari ka shumë pak zë në kapitull sepse në fund të ditës ajo që ndërron rrjedhën e ngjarjeve është politika aktive e cila nëse nuk arin të përthithë atë që kërkon qytetari atëherë nuk zgjidhet asgjë. Në këtë situatë, unë gjykoj se ka humbur ai besimi i përbashkët dhe ne jemi si ai qeni që kafshon bishtin por nuk e gjen dot zgjidhjen.
Discussion about this post