Michel Tarran, një diplomat francez me shumë përvojë, ka marrë detyrën si Kryetar i ri i Prezencës së OSBE-së në Tiranë.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur, si profesionalisht edhe personalisht, të kthehem në Shqipëri si Kryetar i Prezencës së OSBE-së, një organizatë që ka kontribuar kaq shumë për zhvillimin e këtij vendi të bukur. Pres me padurim të punoj me ekipin tim të mrekullueshëm dhe krah për krah partnerëve shqiptarë”, tha Tarran.
Më parë, ai ka shërbyer si ambasador i Francës në Taxhikistan (2020-2023).