Fax News raporton se policia shqiptare ka arrestuar një shtetas grek, pasi gjatë kontrollit fizik i është gjetur një fishek.
Policia ka shoqëruar 9 persona të cilët dyshohen për nxitje të tubimit në ceremoninë mortore të 35- vjeçarit Katsifas.
Ndërkohë me herët policia ka ndaluar dhe ekstremistin grek, Babis Karathanos i cili dyshohet se ka hyrë në mënyrë ilegale në tokën shqiptare ditën e djeshme.
Policia po ashtu ka shoqëruar dhe Anestis Kacis bashkë me Karathanos, si organizatorë të bllokimit të trafikut për më shumë se 10 minuta në aksin Gjirokastër-Kakavijë.
Gjithçka ndodhi pas ceremonisë së varrimit, ku shumë shtetas grek, mes tyre shumë ekstremistë, lanë fshatin Bularat për tu kthyer në Greqi.
Ndërkohë burime nga policia, bëjnë me dije se nuk janë lejuar të futen 46 persona mes të cilëve ishin 44 huliganë.
Të ndaluarit mbanin me vete bluza, pankarta dhe flamuj të ndryshëm, si të Vorio-Epirit, simbole naziste e shprehje me urrejtje.
(M.Q/Faxweb.al)