Edi Rama tha se demarkacioni ishte problematikë e shpikur e politikës kosovare, Ndërkohë kryeministri kosovarë Ramush Haradinaj ia ktheu në Facebook pëgjigjen duke i shkruar se ai e ka më mirë të merret me problemet në Shqipëri se atje i ka të bollshme.
Kjo u mendua të jetë një përplasje në mes të kryeministrit kosovar e atij shqiptar, por mesa duket nga një foto e postuar në Facebook nga kryeministri Edi Rama, situata paraqitet ndryshe.
Dy kryeministrat shihen bashkë të buzëqeshur duke cakërruar gotat me shampanjë.
“Përplasje gotash në shtëpinë e Haradinajve, GEZUAR FESTEN E PAVARESISE” shkruan Rama përbri fotos.
(M.Q/Faxweb)