22:22 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Mesazh Iranit nga Shqipëria. Senatorët amerikanë, takojnë lideren e opozitës iraniane

22:14 | 14/08/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mesazh Iranit nga Shqipëria. Senatorët amerikanë, takojnë lideren e opozitës iraniane

Gjatë këtyre ditëve, katër senatorë amerikanë kanë vizituar Shqipërinë, ku veç takimit me krerët e politikës shqiptare kanë takuar edhe lideren e opozitës iraniane, Mary-am Rajavi që drejton Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit (KKRI).

Lajmi është pasqyruar gjerësisht nga “Huffington Post”, sipas së cilës, senatorët Roy Blunt, John Cornyn dhe Thom Tillis kanë takuar edhe anëtarë të organizatës së popullit muxhahedin të Iranit në Tiranë.
Mirëpo Këshilli Kombëtar i Rezistencës është një koalicion politik që kërkon ndryshim regjimi në Iran dhe konsiderohet si kërcënimi kryesor për mullahët e Teheranit.

Liderja e opozitës iraniane i ka falënderuar senatorët për ndihmën që kanë dhënë ShBA-të për zhvendosjen e sigurt të këtij grupimi në Tiranë.

Po ashtu “Huff Post”  shton se Maryam Rajavi shprehu mirënjohje për përpjekjet e Senatit amerikan, veçanërisht senatorit Blunt, lidhur me mbrojtjen e mijëra anëtarëve të MEK-ut në kampin “Liberty”, Irak, dhe zhvendosjen e tyre të sigurt në Shqipëri.

Delegacioni i Senatit u takua edhe me një numër anëtarësh të MEK-ut, si dhe me dëshmitarë dhe viktima të mizorive të regjimit iranian në Iran dhe kampeve “Ashraf” dhe “Lirisë”.

Kjo vizitë e senatorëve amerikanë në Shqipëri, vjen në një kohë kur Uashingtoni ka vendosur sanksione të reja mbi Iranin, për mbështetjen nga ana e tij të terrorizmit dhe shkeljen e të drejtave të njeriut.
Mirëpo sipas mediave ndërkombëtare, ky takim mes senatorëve amerikanë dhe lideres së opozitës iraniane në Shqipëri, është një mesazh për Teheranin se opozita po fiton terren. (D.D/Shuplaka)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2630″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Pas

Xhaka me të dashur të re? (FOTO)

Para

PARALAJMËRIMI i frikshëm i analistit: Shqipëria është praktikisht në luftë me Iranin, pse Teherani ka të drejtë të na sulmojë

Para
PARALAJMËRIMI i frikshëm i analistit: Shqipëria është praktikisht në luftë me Iranin, pse Teherani ka të drejtë të na sulmojë

PARALAJMËRIMI i frikshëm i analistit: Shqipëria është praktikisht në luftë me Iranin, pse Teherani ka të drejtë të na sulmojë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Parlamenti Europian kërkon zgjatje të afatit për planin post-pandemik prej 650 miliardë eurosh

Kupchan: Trump do t’i kthehet ballkanit si shpëtim për dështimet në lindjen e mesme dhe ukrainë

SHBA gati për veprim ndaj Iranit: Pentagoni mbështet çdo vendim të Trump

Irani Kufizon Internetin Kombëtar për Shkaqe “Sigurie”, Ndërprerje Pothuajse e Plotë në Shkallë Vendi

Ushtria amerikane do të veprojë sipas çdo urdhri të Trumpit për Iranin, deklaron Hegseth

Izraeli njofton goditjen e mbi 1100 objektivave në Iran që nga e premtja

Itali: Marsh për shqiptaren e vrarë nga ish-bashkëshorti, këshilltarja rajonale përkujton me të birin

Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE-në: “Koha po ndryshon, ne do të fitojmë betejën”

Shumica e amerikanëve nuk duan SHBA-të në një konflikt tjetër, thotë senatori demokrat

Papa Leoni XIV: Lufta nuk duhet të bëhet normalitet, armët e avancuara janë tundim që duhet refuzuar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.