Opinionisti Olti Curri është një ndër personazhet publikë më të ndjekur në rrjetet sociale dhe si rrjedhojë, të shumtë janë ata qytetarë që i drejtohen për ndihmë kur kërkojnë të përçojnë një mesazh tek sa më shumë njerëz, në pamundësi të mjeteve të tjera.
Ditën e sotme, Olti Curri ka publikuar mesazhin që i ka dërguar një qytetare, e cila kërkon ndihmë për një nënë e cila sapo ka sjellë në jetë dy binjakë, mirëpo të cilës sapo i ka vdekur bashkëshorti dhe është në gjendje të vështirë financiare.
Personi që ka dërguar mesazhin shprehet se ka arritur të sigurojë vetëm karrocën për vogëlushët, mirëpo nuk ka mundësi të bëjë më tepër, ndaj kërkon ndihmën e mirëdashësve të tjerë, që kanë mundësi t’i vijnë në ndihmë kësaj familjeje të re. Më poshtë keni edhe mesazhin dërguar Olti Currit, i cili ka treguar dashamirësinë për ta ndarë mesazhin edhe me të tjerë persona.
(D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2792″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]