Partia demokratike vazhdon fushatën elektorale këtë herë me hapjen e fushatës ka ndalur në qytetin e Lezhës.
Hapja e fushatës u shoqërua me fjalët e rastit të deputetëve dhe aleatëve të PD-së, por një mesazh të fortë e ka dhënë edhe kongresmeni amerikan Bob Mcween.
Ai i ka këshilluar demokratët të bëjnë çdo gjë në këto 28 ditë të mbetura nga fushata që Lulzim Basha të jetë kryeministër i vendit, dhe kjo nuk bëhet duke luftuar me plumba, tha ai.
“Lufta që do bëni 28 ditët e ardhshme nuk është me plumba, është për votën. Nëse i doni fëmijët tuaj, nëse e respektoni veten tuaj në këto 28 ditë bëni çdo gjë keni mundësi, merrni çdo njeri, shkoni në çdo derë dhe mundësoni që Lulzim Basha të jetë kryeministër i Shqipërisë”,- u shpreh Bob Mcween. (S.SH/Shuplaka)