Leo Messi e mbylli sezonin 2016/17 me Barcelonën duke fituar titullin e Copa del Rey, i 29’të në histori të klubi, titulli i 30’të për të me fanellën e katalansve.
Leo gjeti rrugën drejt golit edhe ndaj Alavesit në finalen që u zhvillua në “Vicente Calderon”.Ai shënoi golin e parë në fitoren prej 3:1 ndaj Alavesit, derisa Neymar e Alcacer shënuan dy golat tjerë.
Kjo ishte finalja e 25-të për Leo Messin me Barcelonën dhe goli i 26’të.
Messi e përfundoi sezonin 2016/17 si golashënuesi më i mirë në Champions (11) një më shumë se Ronaldo, por portugezi mund ta barazojë apo edhe kalojë, pasi luan në finale të Championsit. E mbylli sezonin si golashënuesi më i mirë në La Liga (37) si dhe golashënuesi më i mirë në Copa del Rey.
Argjentinasi është fitues i Këpucës së Artë për sezonin 2016/17, pasi askush nuk ka shënuar sa ai.
Messi përfundoi sezonin me 54 gola në 52 paraqitje në të gjitha kompeticionet.
(M.D/Shuplaka)
Discussion about this post