Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi një takim në Bërzhitë me banorët e zonës, ku ishte i pranishëm edhe ish-kryetari, tanimë deputet i LSI-së, Ilir Meta.
Në fjalën e tij, Meta vlerësoi rolin e LSI-së, duke e cilësuar si një forcë politike që kujdeset për problemet më jetike të qytetarëve dhe një mbështetëse e fortë e rinisë.
“Unë besoj se këtu bën një dallim të fortë LSI. Është një forcë politike me këmbë në tokë dhe që kujdeset për problemet më jetike të qytetarëve shqiptar. Dhe natyrisht është partia e rinisë”, – u shpreh Meta.
Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, njëkohësisht kandidat për deputet në qarkun e Tiranës, Endrit Braimllari u shpreh se LSI ka një program të qartë për të qeverisur vendin ku bazohet në një arsim të drejtë për të rinjtë si edhe për krijimin e vendeve të reja të punës të mirëpaguara.
(XH.A/SHUPLAKA)