00:38 | 23/09/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Meta takim me gratë në Patos: Një shans për ju vlen trefish, kjo është detyra jonë

11:18 | 12/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meta takim me gratë në Patos: Një shans për ju vlen trefish, kjo është detyra jonë

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, mori pjesë në një takim me strukturat e Lëvizjes së Gruas për Integrim të Qarkut Fier. Në takimin të zhilluar në Patos morën pjesë edhe Kryetarja e LGI-së,  Klajda Gjosha, Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, deputeti i LSI-së, Robert Bitri, Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun e LSI-së,  Erisa Xhixho, edhe të tjerë.

Gjatë bashkëbisedimit me të pranishmit u diskutua për përfshirjen e gruas në vendimmarrje dhe veçanërisht në fushën e sipërmarrjes dhe zhvillimit ekonomik të familjeve shqiptare.

Duke marrë fjalën, Kryetari Ilir Meta, teksa iu referua sloganit të LSI-së “një shans për të gjithë”, tha se t’i japësh një shans një gruaje do të thotë t’i japësh një shans gjithë familjes.

“Ne kemi një slogan që është thelbi i politikës sonë, një shans për të gjithë. Por ka një dallim t’i japësh një shans një gruaje dhe t’i japësh një shans një burri. Sepse kur i jep një shans një gruaje, ky është një shans i trefishtë: është për gruan, është për fëmijët, është edhe për burrin, pra për familjen”, – u shpreh Meta, ndërsa shtoi se mbështetja e grave në sipërmarrje krijon mundësi më të mira për shkollimin e fëmijëve dhe për rritjen e standardeve familjare.

“Sepse një grua, e cila përmirëson të ardhurat e saj përmes një pune më të mirë, përmes një kredie apo një granti, që i jep mundësinë të krijojë një biznes, ta çojë përpara atë, është e sigurt që ajo ato të ardhura do t’i investojë për shkollimin e fëmijës, do t’i përmirësojë për të rritur standardin e familjes. Ne e kemi për detyrë t’i japim një shans çdo gruaje në Fier, në Lushnje, në Myzeqe dhe në të gjithë Shqipërinë”, – tha Kryetari i LSI-së, Ilir Meta.

Në fjalën e saj gjatë takimit, Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun e LSI-së,  Erisa Xhixho, theksoi se beson te kapaciteti i grave më menaxhim dhe te shanset që i duhen dhënë grave për të qenë pjesë e ekonomisë reale.

“Ne besojmë fort te kapaciteti juaj për të drejtuar për të menaxhuar, ashtu siç menaxhoni familjen tuaj të vogël, dhe me aq kujdes, ashtu ne duam që të kujdesemi akoma më shumë edhe për të gjithë Fierin dhe për gjithë zhvillimin ekonomik të Fierit. Sepse ne besojmë shumë që shansi i duhet dhënë gruas për të qenë jo vetëm pjesë e vendimarrjes, por pjesë e ekonomisë reale të vendit dhe sidomos të Qakut Fier”, – tha  Xhixho. (J.V/Shuplaka)

Etiketa: grateilir metaLSIPatos
Pas

Gra shtatzëna kujdesni nga Llaku i flokëve, shkak për defekte në lindje tek djemtë

Para

Gjosha nga Pogradeci: Duam Metën kryeministër, të ndalet arroganca

Para
Gjosha nga Pogradeci: Duam Metën kryeministër, të ndalet arroganca

Gjosha nga Pogradeci: Duam Metën kryeministër, të ndalet arroganca

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *










Të Fundit

Ten Hag akuzohet se favorizon disa lojtarë para të tjerëve te Man United

Spanja e heq fjalën “gra” nga ekipi kombëtar i futbollit

Dosja shqiptare/ McGonigal deklarohet fajtor, pranon pagesën e fshehtë prej 225 mijë dollarësh

Ukrainë/ Arrestohen disa zyrtarë që lëshonin dokumente false për t’i shpëtuar luftës

Zi në botën e futbollit! Ish-mesfushori ikonë i Milan vdes në moshën 81-vjeçare

Plagosi efektivin e ‘Shqiponjave’, VIDEO nga momenti kur Klered Bozhanaj shkrep armën

Braçes “s’i hyn në sy” bashkia e re e Divjakës: Është tmerr në fasadë dhe në gjithçka! Nuk pranon projektin (VIDEO)

Escobar thotë se këtë vit Kosova ka humbur përkrahjen për njohje

10 sundimtaret më të pamëshirshme të historisë

Cristiano Ronaldo, futbollisti i parë që plotëson 1000 ndeshje pa humbje

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.