Lëvizja e Metës nga Kreu i LSI-së drejt Presidencës nuk është pritur shumë mirë nga eksponentë të Partisë së tij.
Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili i ftuar te ‘’Këndi i Ekselencës’’ i pyetur nga të rinjtë nëse Meta e ka marrë këtë veprim për t’iu shmangur Vettingut u shpreh se kjo është një propagandë.
“Përgjigjja është e thjeshtë. Zgjedhja e presidentit ishte një nga pikat e paketës që ta propozonte opozita. Ne mund ta kishim zgjidhur këtë çështje që në raundin e parë. Në momentin kur u vu në lojë stabiliteti i vendit, dhe vendit i duheshin ekuilibra u vendos kështu.
Nuk gjej dot asnjë lidhje mes zgjedhjes së Presidentit dhe vettingut. Për vettingun ka shumë propagandë dhe flitet pak për përmbajtjen e tij. Shumica e njerëzve dinë vetëm emrin. Është proces verifikimi. Një gjyqtar ka deklaruar pasurinë dhe duhet ti nënshtrohet një verifikimi. Duhet ta dini që reforma në drejtësi nuk është sukses i njërit apo i tjetrit, ishte vullnet i 140 deputetëve në Kuvend”,- tha ai. (E.K/SHUPLAKA)