Një shfaqje dritash i surprizoi banorët e Turqisë mbrëmjen e kaluar. Rreth orës 20:30, kur errësira kishte rënë në të gjithë vendin, papritur ndjenë një ndriçim të madh që vinte nga jashtë. Një pjesë e madhe dolën menjëherë jashtë për të parë çfarë po ndodhte.
Ndonëse ndjenin frikë dhe emocion në të njëjtën kohë, nuk i hoqën telefonat nga duart për të filmuar fenomenin natyror. Thuhet se ka rënë një meteor, i cili shpërtheu në qiell.
Dëshmitarët thonë se drita zbriti nga qielli dhe ngjasoi me lindjen e diellit. Në disa qytete të Turqisë u pa vetëm drita ndërsa në të tjera u dëgjua zhurmë e ngjashme me shpërthimin apo bubullimën.
Edhe ekspertët mendojnë se ishte një meteor, por ende nuk është e qartë dhe kanë nisur hetimet për të mësuar më shumë rreth këtij fenomeni.