Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka treguar një episod të pazakontë që i ka ndodhur ditët e fundit me dy vajza të reja në Tiranë.
Gjatë një interviste me Mirela Milori, mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka rrëfyer se e ndaluan në rrugë dy vajza, jo për foto apo këshilla të vlefshme, por të interesuara se kur do të hapen lokalet e natës.
“Isha duke ecur në rrugë dhe më ndaluan dy vajza, o doktor o doktor! Unë thashë se donin të bënin ndonjë foto me mua. Edhe çne kjo fytyra ime, nuk shkon me ato vajzat, ska kuptim, megjithatë…thashë se donin foto, ato më thanë kur do hapen lokalet e natës? Po mirë, kaq të rëndësishme qenkan lokalet e natës, ndërkohë që virusi është nëpër këmbë. Nuk e kuptoj. Duhet të ruhemi dhe të bëjmë kujdes sepse virusi nuk është zhdukur”, tha Pipero.