01:15 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Militantë të Opozitës qëlluan me pistoleta mbi nënstacionin për të sabotuar partinë” deputeti i PD-së gjen shkakun pse Tirana mbeti pa drita

20:06 | 02/01/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Militantë të Opozitës qëlluan me pistoleta mbi nënstacionin për të sabotuar partinë” deputeti i PD-së gjen shkakun pse Tirana mbeti pa drita

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka ironizuar ndërprejet e energjisë elektirke në Tiranë pasi sipas tij qeveria do të bindi që, edhe për prerjen e dritave natën e Vitit të Ri fajin e ka PD-ja, pavarësisht se ka ndodhur shpesh edhe vitet e shkuara, edhe në qeverisjen e PD, te kenë ikur dritat për shkak të mbingarkesës së fundvitit. 

Me anë të një statusi në Facebook, Shehaj ka shkruar gjithashtu se kjo qeveri di vetëm të mashtrojë qytetarët.

Postimi i plotë

Ka 27 vjet, të paktën, që natën e Vitit të Ri ndodhin ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të mbingarkesës.
Doni të dini pse gjysmës së Tiranës i ikën dritat natën e ndërrimit të viteve? “Sepse, pavarësisht përpjekjeve të jashtëzakonshme të qeverisë, disa militantë të Opozitës qëlluan me pistoleta mbi nënstacionin për të sabotuar partinë dhe atdheun”.

Pasi na thanë që:
…Saimiri i përgjimeve të Antimafias nuk ishte ish-superministri Tahiri, por një kamionist;

… Socialistët po bënin shtet ndërkohë që fiknin radarët;

…Shqiptarët ikin për fajin e opozitës, dhe jo sepse nuk duan të rrisin fëmijët e tyre në Shqipërinë e Edi Ramës dhe banditëve të Oborrit të tij;

… Imunitetin Tahirit nuk ja hoqën sepse ai kërcënoi që do tregonte përfshirjen e Ramës, por sepse prokurorët ishin veriorë dhe të paaftë;

…Në Shqipëri nuk ka kanabis, por është një shpikje e opozitës për të ndaluar integrimin në BE;

…Policia ka asgjësuar 99,9% të drogës, dhe skafet me drogë që kapen nga Policia italiane nuk vijnë nga Shqipëria;

… TVSH-ja e rritur nuk i rrit çmimet dhe nuk favorizon oligarkët e Qeverisë, por përkundrazi i ul çmimet;

…Shqiptarët nuk kanë ujë për fajin e lidhjeve abuzive, dhe jo sepse nuk ka investime;

…Punë ka, por nuk ka profesionistë;

..Qeveria i ka krijuar 250 mijë vende pune, por shqiptarët nuk e duan Atdheun (të fryrë nga PD-ja) dhe ikin në Gjermani.

……
Duan të na bindin që, edhe për prerjen e dritave natën e Vitit të Ri fajin e ka PD-ja, pavarësisht se ka ndodhur shpesh edhe vitet e shkuara, edhe në qeverisjen e PD, te kenë ikur dritat për shkak të mbingarkesës së fundvitit.

Kjo qeveri di vetëm të mashtrojë qytetarët deri sa sajon “sulme të armatosura të opozitës kundër rrjetit të shpërndarjes elektrike kombëtare”.

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: agron shehaj
Pas

Bullgaria merr presidencën e BE-së, Pacolli: Kam besimin tek mbështetja bullgare për Kosovën

Para

I ftohti i pazakontë mbërthen SHBA-në, 8 të vdekur nga tempraturat e ulta

Para
I ftohti i pazakontë mbërthen SHBA-në, 8 të vdekur nga tempraturat e ulta

I ftohti i pazakontë mbërthen SHBA-në, 8 të vdekur nga tempraturat e ulta

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.