Ministri i Turizmit dhe Mjesdisit Blendi Klosi dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati kanë zhvilluar një takim me bizneset e turizmit në Velipojë.
Në fjalën e tij Kolsi u ka kërkuar pronarëve të bizneseve të mos abuzojnë me çmimet dhe të jenë sa më transparentë me turistët. Gjithashtu ia ka paralajmëruar se monitorimi dhe kontrollet do të jenë gjithmonë të vazhdueshme. Më tutje ka theksuar se të gjithë pronarët duhet të plotësojnë detyrimet për sigurnë në plazhe.
“Shteti ashtu sic ju ka mbështetur në aktivitetin tuaj,do të jetë në kontroll që aktiviteti të mos jetë abuziv, të keni në kujdes problematikat e lindura tashmë edhe nga dashakeqës të turizmit në Shqipëri për rritjen e cmimeve, abuzimet me cmimet prandaj do t’ju kërkojmë në radhë të parë juve që keni bizneset në këto zona që të jeni shumë më transparentë me pushuesit, të keni në cdo restorant apo hotel, lista cmimesh të afishuara dhe biseda me turistët të jetë direkte, e sqaruar, përsa I përket cmimeve dhe do të vazhdojnë kontrollet përsa i përket ligjit, pasi unë mendoj që një dhe vetëm një është celësi i suksesit;zbatimi i rregullave nga të gjithë” tha ministri Klosi.
Ndërsa Mininstri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka kërkuar nga bashkia e Shkodrës ti ketë të qarta detyrat e saj. “Unë nuk e di sa herë ka ardhur kryetari i bashkisë, realisht nuk e di. Nuk e di se çfarë ka bërë administratori. Se nuk zgjidhet puna të çohet secili prej jush dhe të çoj mesazh te kryeministri, prefekti e ministri. Puna zgjidhet që për pastrimin cfarë po bëhet gjatë gjithë vitit, çfarë kontribuojnë bizneset, çfarë kontribuon komuniteti, çfarë ka mundësi bashkia, çfarë ka mundësi qeveria”, deklaroj Bushati.
Dy ministrat, inspektuan në Velipojë, qendrën shëndetësore të shtuar këtë sezon turistik në shërbim të pushuesve.
(E.V/Faxweb.al)
Discussion about this post