00:58 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ministri Koka, letër bashkive: Nga 1 Janari, shitja e druve ekskluzivitet i juaji

10:03 | 13/12/2016
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministri Koka, letër bashkive: Nga 1 Janari, shitja e druve ekskluzivitet i juaji

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, u ka dërguar së fundmi një letër zyrtare të 61 krerëve të bashkive në vend. Mësohet se në letër, ai flet për ndërmarrjen më të re të Ministrisë së Mjedisit, si mënyrë për të sjellë në vëmendje disa nga prioritetet për ekonominë pyjore.

Bëhet fjalë për një nismë, e cila prej 1 Janarit 2017, do të jetë ekskluzivitet i 61 bashkive. Ministri njofton se shitja e druve do të kryhet nga bashkitë. Ai kërkon që kjo nismë e re të jetë prioritet për kryebashkiakët, të cilët duhet t’i shohin pyjet si asete të vyera.

“Duke marrë në konsideratë këtë moment tejet të rëndësishëm për mbarë vendin, dëshiroj të sjell në vëmendjen tuaj rëndësinë e ekonomisë pyjore të Bashkisë suaj dhe furnizimit me dru zjarri për ngrohje të popullatës.

Për këtë arsye, ju nxis të shihni si prioritet  Pyjet dhe Kullotat, që ju sot menaxhoni dhe administroni, si një aset të vyer ekonomik, me ndikim të drejtëpërdrejtë në nxitjen e  punësimin, fuqizimin e ekonomisë lokale, zhvillimin e turizimit dhe në zbutjen e efekteve nga ndryshimet klimatike, si parandalimin e erozionit dhe përmbytjeve.”, shkruan ministri Koka.

Në vijim të letrës bëhet me dije se prodhimi mund të realizohet përmes dy mënyrave: prodhimin e druve të zjarrit përmes proçesit të shfrytëzimit me një operator privat ose ngritjen e Ndërmarrjes Publike Bashkiake për prodhimin e druve të zjarrit përmes proçesit të shfrytëzimit.

“Ju keni të drejtën të realizoni prodhimin përmes 2 alternativave:

  1. Duke prodhuar drutë e zjarrit përmes proçesit të shfrytëzimit me një operator privat, tenderimin e këtij shërbimi, në pamundësi të ngritjes së ndërrmarrjes publike bashkiake për këtë qëllim. Sipas kësaj alternative Bashkia pasi ka miratuar vendet e caktuara për prodhimin e lëndës drusore, mund të tenderojë shërbimin e prerjes dhe të transportit të afërt të lëndës drusore. Transporti i largët deri në sheshin e paracaktuar për shitje nga Bashkia është përgjegjësi e vetme e juaja; ose,
  2. Ngritja e Ndërmarrjes Publike Bashkiake për prodhimin e druve të zjarrit përmes proçesit të shfrytëzimit. Në këtë alternativë Bashkia është përgjegjësja e vetme për shfrytëzimin, transportin dhe shitjen e sasisë tek popullata.

Ndërkaq shitja e materialit drusor, me qëllim të vetëm dhe të patjetërsueshëm ngrohjen e popullatës, sipas këtij kuadrit ligjor në të dyja rastet e sipërpërmendura duhet të kryhet vetëm nga Bashkia.”, ctiohet më tej në letër.

Etiketa: bashkidruteLefter Kokaleter
Pas

Kur bëhen bashkë Rona Nishliu me Kadarenë (FOTO)

Para

E akuzuan për njëanësi, Vlahutin zgjedh shoqërinë civile për të rifolur për Reformën

Para
E akuzuan për njëanësi, Vlahutin zgjedh shoqërinë civile për të rifolur për Reformën

E akuzuan për njëanësi, Vlahutin zgjedh shoqërinë civile për të rifolur për Reformën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.