05:37 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ministria e Brendshme: Po shtohen tentativat për blerjen e votës, numrat ku duhet të denoncojnë shqiptarët

11:38 | 25/06/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Incidentet në fushatë, Ministri  Brendshëm takim urgjent me Kreun e shërbimit informativ

Ministria e Punëve të Brendshme ngre alarmin për rritjen e tentative për shitblerje të votës, ndërkohë që procesi i votimit ka 5 orë që ka nisur. Duke e cilësuar si një fenomen shqetësues, ministria bën thirrje që qytetarët të denoncojnë rastet dhe të mos bien pre e personave që kryejnë këtë vepër penale.

Në vijim të deklaratës, ministria sqaron se për shkak të kufizimeve të posaçme ligjore, qytetarët ftohen të denoncojnë në numrin 112 me qëllim që Policia e Shtetit të veprojë.

Deklarata e Ministrisë së Brendshme:

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se është shtuar numri i denoncimeve për rastet e dyshuara të veprës penale të shit-blerjes së votave dhe intimidimit të votuesve.

Pranë grupeve të posaçme të ngritura në Ministrinë e Puneve te Brendshme dhe Policinë e Shtetit kanë mbërritur qindra denoncime që flasin për një fenomen në rritje të tentativave për blerje të votave.

Në këto kushte, Ministria e Punëve Brendshme iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që të mos bien pre e personave që kryejnë këtë vepër penale e cila dënohet me ligj.

I inkurajojmë të gjithë qytetarët që të denoncojnë çdo rast të tentativës për blerje të votës apo intimidime të tjera në numrin e Policisë së Shtetit 112 ku anonimiteti i denoncuesit është i sigurt dhe për raste të abuzimit të punonjësve të policisë me detyrën në numrin falas 08009090.

Sqarojmë të gjithë qytetarët se për shkak të kufizimeve të posaçme ligjore për rolin e policisë së Shtetit gjatë ditës së zgjedhjeve, të denoncojnë zyrtarisht në numrin 112 në mënyrë që Policia e Shtetit të veprojë për të vendosur para ligjit abuzuesit.

U bëjmë thirrje edhe anëtarëve të Komisioneve të Qendrave të Votimit që për çdo rast parregullsie të njoftojnë KZAZ-në, e cila është autoriteti ligjor që duhet të njoftojë Policinë e Shtetit për të rikthyer normalitetin në Qendrat e Votimit.

Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj garanton të gjithë qytetarët se çdo krim elektoral do të ndëshkohet me rreptësi sipas parashikimeve ligjore.

Ai u bën thirrje edhe subjekteve politike që të ulin tensionet dhe të punojmë bashkërisht për një proces zgjedhor të qetë.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: apelministria e brendshme
Pas

I dogjën tre automjete, flet simpatizanti i LSI-së: Në prapaskenë qëndron PS-ja, më kanë kërcënuar dhe më parë (VIDEO)

Para

LSI nxjerr fotot: Kandidati i PS po shpërndan para në Durrës. Gjendje alarmante në Shijak

Para
LSI nxjerr fotot: Kandidati i PS po shpërndan para në Durrës. Gjendje alarmante në Shijak

LSI nxjerr fotot: Kandidati i PS po shpërndan para në Durrës. Gjendje alarmante në Shijak

Discussion about this post

 



Të Fundit

Grossi: Kapacitetet e pasurimit bërthamor të Iranit janë ngadalësuar

Shefi i Forcave të Armatosura të Izraelit: Bazat bërthamore të Teheranit janë goditur thellë

Merz për sulmet në Lindjen e Mesme: Izraeli po kryen punën e ndyrë për të gjithë ne!

IDF: Sulm i ri me raketa nga Teherani

Greqia nis fushatë ndërgjegjësuese për sigurinë në ujë

Zjarri në malin e Krastës vihet nën kontroll, vijon puna për shuarjen përfundimtare

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Përshkallëzohen tensionet mes Izraelit dhe Iranit, Erdogan akuzon Netanyahu: Kërcënimi më i madh në Lindjen e Mesme

Shpërthime intensive në Teheranin perëndimor, kryeqyteti iranian goditet sërish nga raketat izraelite

Vijon kriza politike në Kosovë, opozita fajëson Kurtin: Po izolon vendin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.