01:11 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë: Lista e plotë e infermierëve që kualifikohen për një vend pune në shtet

14:21 | 19/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministria e Shëndetësisë: Lista e plotë e infermierëve që kualifikohen për një vend pune në shtet

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka shpallur sot listat e infermierëve të cilë kualifikohen për një vend pune në shtet.

Në një deklaratë për mediat, zv/ministrja, Mira Rakacolli, u shpreh se janë gjithsej 1945 kandidatë që do të testohen për 416 vende të lira pune.

Më tej Rakacolli foli për datat dhe vendet se ku do të zhvillohet testimi për secilin rreth.

DEKLARATA E PLOTË E ZV/MINISTRES MIRA RAKACOLLI

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në kuadër të politikave të saj për punësim transparent dhe në bazë të meritës të punonjësve të shëndetësisë, shpall sot listat e infermierëve, fizioterapistëve dhe teknikëve të imazherisë me vleresimin paraprak te plotesimit te kritereve ligjore dhe njekohesisht te pikeve te marra nga dosja sipas mesatares, vjetersise ne pune, diplomave master e gjuhë e huaj. Pas fazes së parë të shpalljes se listes paraprake të kandidatëve të intersuar, ju dhame kohe 2354 aplikanteve per te plotesuar dokumentacionin. Jane 1945 kandidate qe do te testohen per 416 vende te lira pune ne profesionet infermiere, teknik imazherie, fizioterapist…

Më konkretisht: 1376 infermiere, 300 mami , 59 fizioterapiste, 98 tekinike imazherie, 107 teknike laboratori dhe 5 logopediste.

Lista e plotë dhe e detajuar është publikuar në portalin: infermierëpërshqipërinë.al, ku çdo i interesuar mund të marrë informacion për renditjen dhe pozicionin e tij në listë. Kandidatet dhe te gjithe te interesuarit kane 5 dite kohe per ankimim per piket duke filluar qe sot dhe pas pese diteve per shqyrtimin e ankesave.

Me date 29 mars do te kemi listen me renditjen perfundimtare te kandidateve që do të futen në testim. Pas kesaj do te zhvillohet testimi me shkrim i cili per shkak te numrave eshte menduar te zhvillohet ne kater qarqe, perkatesisht ne Tirane, Shkodër, Elbasan dhe Vlorë.

Më konkretisht: Në Tiranë, konkursi do të zhvillohet më datë 31 Mars, në orën 14.00 në ambjentet e universitetit mjekësor Tiranë. Për kandadiatët e qarqeve Vlorë, Fier dhe Gjirokastër, testimi do të kryhet në Vlorë më datë 2 Prill në ambjentet e universitetit Ismail Qemali në orën 14.00. Për kandidatët e qarqeve Shkodër, Dibër, Lezhë, Kukës dhe Durrës, testimi do të zhvillohet më datë 3 Prill në ambjentet e universitetit Luigj Gurakuqi në orën 14.00.

Për kandidatët e qarqeve Elbasan, Korcë dhe Berat, testimi do të zhvillohet në ambjentet e universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan në datë 4 Prill, në orën 14.00. Pra sic shihet procesi eshte teresisht transparent, ne baze te merites se gjithsecilit.

Kjo ështe e vetmja mundesi per tu punesuar ne sistemin publik shendetesor per te gjitha profesionet e permendura. Me anë të kësaj mënyrë transperente, Ministria e Shendetesise garanton sherbimin me cilesor ndaj qytetareve.

(F.M/Faxweb)

NJOFTIM

Etiketa: infermierelistemira rakacolli
Pas

‘Live’ në Facebook, birra dhe brohorima. Lezhjanët në delir pas lirimit të Frrokajt (VIDEO)

Para

HARTA/ Si ikin shqiptarët në Evropë, SHBA e Kanada?

Para
HARTA/ Si ikin shqiptarët në Evropë, SHBA e Kanada?

HARTA/ Si ikin shqiptarët në Evropë, SHBA e Kanada?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.