Ministria e Transportit dhe e Infrastrukturës lajmëron se fluturimet në aeroportin e Rinasit kanë rinisur që prej orës 11:00.
Fluturimet në aeroportin “Nënë Tereza” ishin pezulluar që prej mbrëmjes së kaluar për shkak të pranisë së akullit në pistë.
Sipas ministrisë, pasagjerët janë akomoduar në avionë të tjerë për t’u nisur drejt destinacioneve të tyre.
Fluturimet në Rinas u ndërprenë që prej orës 22:20 të mbrëmjes së shkuar, por të gjithë pasagjerët kishin mbërritur në ambientet e aeroportit për nisjet e parashikuara pasi lajmërimi ishte bërë me vonesë.
“ABC News” shkruan se lajmërimi për anulimin e fluturimeve mund të ishte bërë më herët për t’u kursyer kohën dhe mundimin pasagjerëve të cilët mbetën për 13 orë rresht të bllokuar në Rinas.
Sipas pasagjerëve, autoritetet e aeroportit nuk kishin marrë masat e duhura për shkrirjen e akullit në pistë.
Por sipas zyrës së marrëdhënieve me publikun pranë aeroportit, në pistë janë hedhur më shumë se 5 ton kripë. (D.D/Shuplaka)
Fluturimet e anuluara: