11:42 | 04/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Qeveria e Kosovës pas lirimit të Haradinajt: Urdhërarrestet serbe të paligjshme dhe me tendencë…

16:30 | 12/01/2017
në Aktualitet, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rexhep Qosja: Pse u arrestua Ramush Haradinaj…do kthehet shpejt në Kosovë!

Pas vendimit për lirimin me kusht të Ramush Haradinajt nga gjykata në Francë, ka reaguar qeveria e Kosovës.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, qeveria e Kosovës e konsideron lirimin e liderit të AAK-së vetëm si një hap dhe pret lirimin sa më të shpejtë dhe rikthimin e tij në Kosovë.

Ndërkohë, qeveria kërkon anulimin e urdhërarresteve serbe dhe i konsideron ato sit ë paligjshme.

Njoftimi i plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës ka pritur me të drejtë lirimin e plotë të kryetarit të AAK-së, ish-kryeministrit Ramush Haradinaj nga drejtësia franceze, duke pas parasysh fletarrestin plotësisht politik të lëshuar nga Serbia.

Prandaj, Qeveria e Kosovës, vendimin e sotëm të organeve kompetente franceze për lirimin me kusht të z. Haradinaj e konsideron vetëm si një hap, dhe pret që ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i AAK-së, z. Haradinaj, shumë shpejt do të lirohet plotësisht dhe do të rikthehet në Kosovë.

Qeveria e Kosovës rithekson qëndrimin e saj se fletarrestet serbe, në bazë të të cilave është bërë ndalimi i z. Haradinaj, janë plotësisht të paligjshme, të padrejta dhe me tendenca të qarta për të krijuar tensione dhe konflikte, duke i bërë thirrje autoriteteve franceze dhe atyre në të gjitha vendet tjera që të mos i marrin parasysh.

Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë angazhimin e plotë për të mundësuar kthim sa më të shpejtë të z. Haradinaj në Kosovë si dhe për dhënien fund të rasteve të ndaljes së personaliteteve kosovare në shtetet evropiane, mbi bazën e fletarresteve të paligjshme serbe.

 

Etiketa: haradinajkosova
Pas

Haradinaj i lirë, bashkëshortja Anita, ironizon Thaçin dhe Mustafën

Para

Ministria e Transportit: Rinisin fluturimet në aeroportin e Rinasit

Para
90 minuta vonesë, qytetarët shpërthejnë ndaj “Blu Panorama”-s dhe Rinasit: Na nxinë jetën

Ministria e Transportit: Rinisin fluturimet në aeroportin e Rinasit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e zjarreve në vend/ 4 vatra aktive, vijojnë flakët në Elbasan, Finiq, Vaqarr dhe Has

Makina përplas këmbësorin që po kalonte te vijat e bardha në Fier, i lënduari dërgohet në spital

“Dilni në terren”, Tirana ndahet në blloqe, zbulohen porositë e Ramës për drejtuesit socialistë

Kongresi amerikan miraton projektligjin e buxhetit

Kaos në aeroportet franceze, greva anulon qindra fluturime

Vijojnë ndryshimet në Policinë e Shtetit/ Emërimet do të bëhen nga Drejtori i Pergjithshëm Ilir Proda

Atentati ndaj Arjan Ndojës/ Nis seanca ndaj Dervishajt dhe Meçes në GJKKO, dëshmon Erjon Alibej

Gara për kreun e BKH, faza e tretë më 11 korrik! Kandidatët do të kryejnë testin fizik

I riu sulmon pasagjerët me çekiç në një tren në Gjermani, policia jep detajet e rastit të pazakontë

U mor i pandehur dhe u pezullua nga detyra, Jonaid Myzyri i Prokurimeve Publike paraqitet në GJKKO, do njihet me masën e sigurisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.