01:31 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Ministrja Xhulieta Kërtusha konstaton: SHKELJE në shpërndarjen e ndihmës ekonomike

11:16 | 23/06/2017
në Ekonomi, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministrja teknike Kërtusha masë disiplinore dy zyrtareve për shkelje të etikës dhe përfshirje në fushatë

Një sërë shkeljesh janë konstatuar në shpërndarjen e ndihmës ekonomike në Qarkun e Korçës. Lajmi bëhet i ditur nga ministria e Mirëqënies Sociale që drejtohet nga ministrja teknike Xhulieta Kërtusha.

Ky është rezultati i inspektimeve të kruera nga grupi i punës për kontrollin mbi përdorimin e fondeve të ndihmës ekonomike në këtë qark. Në deklaratën për shtyp të ministrisë, si shkelje më e rëndë konstatohet mungesa e listave emërore të përfituesve për një periudhë 4-mujore.

Kjo ngre dyshime për keqmenaxhim të fondeve, shpërdorim detyre apo korrupsion. Kjo ministri i ka kërkuar ministrisë së Financave të drejtuar nga Helga Vukaj që të nisë inspektimi financiar. Dyshohet se mungesa e listave të përfituesve dhe mosafishimi i tyre është bërë për të favorizuar individë në mbështetje të fushatës zgjedhore për subjekte të caktuara politike.

Shkelje të konstatuara në shpërndarjen e ndihmës ekonomike

Me urdhër të Ministres së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Znj. Xhulieta Kërtusha, më datë 07.06.2017 u ngrit grupi i punës për kontrollin mbi përdorimet e fondeve të ndihmës ekonomike në Qarkun e Korçës.

Nga Kontrolli i ushtruar në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Sociale Shtetëror, (DRSHSSH) Korçë u konstatuan një sërë shkeljesh ligjore në mënyrën e përdorimit të fondeve të ndihmës ekonomike.

Shkelja më e rëndë e konstatuar është mungesa e listave emërore të përfituesve të ndihmës ekonomike në këtë qark, për një periudhë prej 4 muajsh. Ky fakt përbën shkelje të Udhëzimit Nr.3, Datë 17.02.2017 të Ministrit të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, ku kërkohet që vendimet e këshillave bashkiakë për përfituesit e ndihmës ekonomike të shoqërohen me listat emërore të përfituesve.

Mungesa e listave të familjeve që përfitojnë nga ndihma ekonomike ngre dyshime për keqmenaxhim financiar, shpërdorim të detyrës apo korrupsion nga ana e punonjësve të përfshirë në proces.

Nisur nga këto të dhëna Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë i ka kërkuar Ministrisë së Financave, nisjen urgjent te inspektimit financiar. Gjithashtu, nisur nga dyshimi se mungesa e listave të përfituesve, dhe mos afishimi i tyre është bërë për të favorizuar individë në mbështetje të fushatës zgjedhore për subjekte të caktuara politike.

Problematika të ngjashme janë vërejtur edhe në Qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan, për të cilat po bëhen verfikimit e nevojshme përpara se të merren masat përkatëse.

MMSR do të marrë masat e nevojshme për të gjithë drejtuesit dhe punonjësit e institucioneve në varësi, të cilët kanë toleruar shkeljet ligjore në  përdorimin e fondeve të ndihmës ekonomike.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: kontrollndihma ekonomikexhulieta kertusha
Pas

Eneda Tarifa ka një kandidat të preferuar në këto zgjedhje, kush është kitaristi që i ka rrëmbyer mbështetjen (FOTO)

Para

48 orë para zgjedhjeve, botuesi i njohur: Do ta shes votën time, këtë vepër penale do ta bëj publikisht

Para
48 orë para zgjedhjeve, botuesi i njohur: Do ta shes votën time, këtë vepër penale do ta bëj publikisht

48 orë para zgjedhjeve, botuesi i njohur: Do ta shes votën time, këtë vepër penale do ta bëj publikisht

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.