21:09 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mirësevini në Shqipërinë e tritolit dhe plumbave: Në tre ditë, 3 të vrarë dhe 9 të plagosur

10:49 | 16/01/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mirësevini në Shqipërinë e tritolit dhe plumbave: Në tre ditë, 3 të vrarë dhe 9 të plagosur

”Mirësevini në Shqipërinë e tritolit dhe plumbave”, kjo është shprehja që të vjen në mend teksa sheh situatën e krimit në këtë fillim janari.

Vetëm në tre ditë, nga e shtuna në të hënë, në vendin tonë kanë vdekur në shpërthime dhe në vrasje tre persona ndërsa janë plagosur 9 të tjerë.

Situata e krimit të organizuar në vendin tonë është shfaqur përherë problematike, pavarësisht aksioneve të ndërmarra nga ana e autoriteve.

Së fundi nisma e ndërmarrë nga ana e Ministrisë së Brendshme, operacioni ‘’Forca e Ligjit” ende nuk i ka treguar muskujt në arrestimin e të fortëve.

Gjithçka nisi në Shkodër, ku në një shpërthim në lagjen ‘’Rus” mbetën të plagosur 8 persona. Objektiv i atentatit ishte shtetasi Lulzim Kulla me precedent të mëparshëm penalë.

Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rënduar, ndërsa disa prej të plagosurve të tjerë, kalimtarë të rastit kanë marrë dëmtime më të pakta.

Po ashtu mbrëmjen e së shtunës një sasi tritoli iu vendos një biznesi në Fushë-Krujë, i cili kishte qenë objektiv i një sulmi të ngjashëm edhe një muaj më parë, në datën 8 Dhjetor. Fatmirësisht përveç dëmeve materiale, shpërthimi nuk ka pasur pasoja në njerëz.

Ndërkohë të dielën pasdite në një nga zonat më të populluara të kryeqytetit, në zonën pranë ‘’21 Dhjetorit” një 32-vjeçar mbeti i vrarë nga një atentat me armë, ndërsa miku i tij mbeti i plagosur.

Boçi ishte me precedentë të mëparshëm penalë, teksa në 2010 kishte plagosur një person.

Rasti më i fundit ishte dje në Vlorë ku dy të rinj mbetën të vrarë, pas një konflikti të çastit.

Mariglen Mema, babai i dy fëmijëve, mbeti i vrarë nga ana e breshërisë së plumbave të goditur nga ana e Artion Shenaj. Më pas Shenaj u largua për në banesën e xhaxhait të tij ku vrau edhe veten.

Është vërtet shqetësuese sesi në vendin tonë lehtësia e atentateve të tilla bëhet e zakonshme, dhe sesi në kaq pak ditë bilanci paraqitet i tillë.

Për të mos llogaritur grabitjet që ndodhin në mes të ditës, në ‘’Hipotekën” e Tiranës. (E.K/FAXWEB) 

Etiketa: TRITOLtritol vrasjevrasje
Pas

Kush është politikani serb që u vra në Mitrovicë, i dënuar për krime lufte

Para

“The Washington Post” artikull për Kadarenë: Novelist i shquar, libri e “Penguara” një kryevepër

Para
“The Washington Post” artikull për Kadarenë: Novelist i shquar, libri e “Penguara” një kryevepër

"The Washington Post" artikull për Kadarenë: Novelist i shquar, libri e "Penguara" një kryevepër

Discussion about this post

 



Të Fundit

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

Ndërhyrje te “Ura e Vashës”, procedohet 50-vjeçari në Klos

Naim Murseli nën ekzaminim psikiatrik në QKUK pas vrasjes së Liridona Ademajt

Mbyllen bisedimet në Gjenevë, BE: Irani nuk mund të zhvillojë armë bërthamore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.