Boksieri i njiohur shqiptar Christian Demaj do ti bashkohet tubimit të nesërm të presidentit Meta në mbrojtje të Kushtetutës.
Përmes një videoje që është publikuar dhe nga vetë presidenti, demaj fton të gjithë shqiptarët që ti bashkohen nismës së Metës.
Me humor presidenti i kërkon Demajt që në protestë të vijë pa doreza, pasi manifestimi do të jetë paqësor.
Postimi i Metës:
I lumtur që edhe Kampioni, Christian Demaj, pas triumfit të mbrëmshëm në Gjermani ku fitoi një tjetër titull, ka apeluar në mbështetje të Manifestimit Mbarëkombëtar të thirrur nesër më 2mars.
Edhe pse ka lindur dhe jeton në Gjermani, Christiani përfaqëson vetëm ngjyrat Kuqezi.
Mirësevjen kampion, por pa doreza, se Manifestimin e kemi paqësor!
Discussion about this post