Doktori i shkencave në Kimi, Ilir Pecnikaj ditën e djeshme i ka dërguar një letër publike ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut në lidhje me masat e marra për parandalimin e përhapjes së pandemisë së koronavirusit apo masat që janë marrë për menaxhimin e situatës në rastin e shfaqjes së tij në vendin tonë, ndërsa në letër ai ka radhitur një sërë faktorësh të cilët nëse qëndrojnë përbëjnë arsye të mjaftueshme për t’u shqetësuar.
Ndërkohë sot në një intervistë për Fax News Pecnikaj tha se mjekët janë në rrezik real dhe të përditshëm më shumë se gjithkush tjetër, ndërsa pasjisja e tyre me masa mbrojtëse sipas tij është e papërfillshme, ndërsa kjo e bën të lëshojë një thirrje ndaj kolegëve të tyre që në radhë të parë të mendojnë për veten dhe familjarët e të mos pranojnë të bëjnë ‘heroizma’.
“Duhet të themi se nuk është koha për panik dhe nuk ndihmon në realizimin e procesit. Ne duhet ti shohim shumë qartë gjërat dhe realizimin e protokolleve të shënuara në mënyrë të drejtë nga OBSH-ja dhe sa ato janë të zabtueshme sot në praktikë.
Protokolli i OBSH-së është bërë për të qenë i zbatueshëm. Ka një hadikap shumë të madh. Në një periudhë kaq të gjatë, sa çka qenë ky virus “bujar” me ne nuk ka qenë qeveria për të paraprirë masat ndaj këtij virusi. Çfarë ka bërë qeveria këto një muaj e gjysëm për të marrë masat e duhura?! Personat që janë në vijë të parë janë profesionistët dhe janë mjekët.
Nëse OBSH thotë qartë në frontin e parë janë mjeku i familjes dhe pediatri. Në Shqipëri nuk respektohet këto dy figuara dhe sot të gjithë drejtohen drejt spitalit. Ne sot po të shohim në cilin spital të Shqipërisë, personeli pritës është me masa mbrojtëse, ne po rrezikojmë atë që është pjesa profesionale e kësaj situate.
Mjekët janë pjesa më e rrezikuar e shoqërisë, ato në radhë të parë veçse janë profesionistë janë familjarë, një infetikim i tyre çon në karantine gjithë famijen. Unë i shoh mjekët si pjesa më vulnerabël e shoqërisë.
Kemi masa qesharake. Në situatën që ndodhemi e gjithë Europa, për të përballuar koronavirusin i ka bllokuar për veten e tyre. Ne gjendemi pa financat e duhura për të përballaur dhe për të gjetur këto materiale ndihmëse që duhen. Ne kemi nevojë ëpër profesionistët, ne nuk duam heronj! Çdo profesion është i njëjtë me profesionet e tjera. Mjekët i shoh si pjesën më vulnerabël të shoqërisë.
Unë insistoj tek ndjekja e protokollit të OBSH-së. Mjekët të kërkojnë në rradhë të parë mbrojtjen e tyre. Sepse ata mjekët, ndihëmës mjekët janë aset kombëtar.”– tha Pecikaj.
(M.Q/Faxweb.al)