Mjeku Renato Osmenaj i ka qetësuar të gjithë që mund të ndjejnë frikë për të shkuar në plazhe për shkak të shifrave që janë raportuar këto dy ditët e fundit nga Ministria e Shëndetësisë. Dy vatra të reja korònavirusi kanë shpèrthyer në vendin tonë, ku ditën e djeshme u raportuan 15 të prekur në një call-center ndërsa sot 13 të prekur në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë.
Në një shkrim në Facebook, mjeku sqaron se këto vatra nuk kanë lidhje me hapjen duke shtuar se kushdo që mund të ínfektohet e kalon pa simptoma ose shfaqin shenja të lehta, gjë që thekson se agresiviteti i Còvid-19 nuk është si më parë.
“Asnjë nga dy vatrat e reja të Còvid-19 nuk ka lidhje me hapjen, por me keqmenaxhimin dhe uljen e vigjilencës nga autoritetet! Megjithatë është e rëndësishme që të prekurit në masën më të madhe janë asimptomatikë ose me simptoma të lehta! Edhe të shtruarit në spítal kanë simptoma të lehta, çka konfirmon se agresíviteti i vírusit ka rënë ndjeshëm”, shkroi mjeku.
Mjeku Osmenaj nuk hezitoi ti përgjigjej edhe Tritan Shehut që hodhi dyshimet se pròtesta e Teatrit Kombëtar është fajtore për numrin e lartë të raportuar ditët e fundit dhe për vatrat e reja. Sipas tij, lidhja është e gabuar sepse nuk ka rezultuar pozitiv asnjë pròtestues apo pòlic.
“I nderuar profesor! Mbas nisjes me urdhër të 3 mjekëve të spitalit tuaj drejt Italisë, ky status i sotëm është gabimi i dytë i madh në këtë situatë pándemie! Asnjë nga të prekurit e dy ditëve të fundit nga Còvid 19 nuk ka lidhje me pròtestën e teatrit. Dmth: asnjë pòlic dhe asnjë pròtestues nuk janë tampon pozitiv! Mos hapni paník të rremë dhe mos dualizo padashje mendimin tënd me Ramsin! Me respekt Renato!”, shkroi mjeku.
Statusi i Tritan Shehut: Krími kunder “Njeriut” i shèmbjes se Teatrit jep efektet!! “Kurba” e coroditur hipen perseri lart….disa vatra te reja… Grumbullimi i qindra forcave pòlicore dhe punonjesve per ate shkatèrrim talebanesh, ne nje hapesire te vogel, krejt jashte masave epidemiologjike, ishte nje krím i rènde ndaj shendetit te qytetareve ne kushtet e epídemise a pandemíse.
Futja ne ate menyre e pòlicise ne pèrplasje e kontakt fizik me qytetaret ishte ne kundershtim me masat anti infeksion dhe diametralisht e kunderte me ate qe pòlicia e shteti duhet te kryejne. Aq me keq, ky ishte dhe nje provokacion i rènde ndaj artisteve e qytetareve ne shkelje te rregullave, qe pa dyshim me te drejte do te krijonte sic krijoi e vazhdon nje pergjigje aktive dhe pròtesta te tyre ne keto periudha.
Ky veprim, per te cilin nuk besoj se eshte marre mendimi i atij Komiteti Teknik (i detyrueshem ky), duhet te jete nje nga shkaqet e rritjes se te infektuarve te identifikuar pikerisht keto dite, megjithe numrin shume te vogel te testimeve. Pa dyshim krahas kesaj ka dhe shkaqe te tjera qe lidhen me testimet krejt te pa mjaftueshme, mos aktivizimin e mjekut te familjes etj qe prodhojne ate “kurbe” jashte realitetit, me masat e gabuara “kufizuese”, qe me shume i detyrojne njerrezit te dendesohen ne pak hapesira e intervale sesa…
Kjo eshte e verteta, gje per te cilen duhet reaguar…(A.M/Faxweb.al)
Discussion about this post