Arabia Saudite do të lejojë hapjen e kinemave në këtë mbretëri duke filluar nga prilli i 2018-ës. Qeveria në Riad kishte ndaluar shfaqjen e filmave nëpër kinema që nga vitet 8o-të, gjatë rritjes së lëvizjes islamike.
E vetmja kinema ekzistuese në Arabinë Saudite është IMAX e cila gjendet në qendrën për shkencë dhe teknologji në Khobar.
Ministria për Kulturë dhe Informacion ka njoftuar se, “kinematë komerciale do të mund të veprojnë në këtë vend gjatë vitit 2018, pas më shumë se 35 vitesh”.
Ministria ka thënë se pritet që rreth 300 kinema të hapen deri më 2030.
“Hapja e kinemave do të jetë katalizator për rritjen e ekonomisë dhe diversitetit, duke zhvilluar sektorin kulturor ne do të krijojmë më shumë punësim dhe mundësi trajinimi, si dhe të rrisim mundësitë për argëtim në mbretëri”, ka thënë ministri për Kulturë dhe Informim, Aëëad al-Aëëad.
Arabia Saudite njihet si mbretëri konservatore e udhëhequr nga sunitët. Ata që kanë qenë kritik me këtë ndalesë kanë thënë se kjo praktikë nuk ka arsyetim në kohën e internetit.
Ky hap është pjesë e një serie të reformave të trashëgimtarit të fronit, Princit Mohammed bin Salman.
(B.H/Faxweb)