Vetëm një ditë pasi mori detyrën e zëvendës ministrit të Brendshëm me kompetencat e titullarit, Sandër Lleshi firmosi dy urdhëra, njëri kishte të bënte me respektimin e orarit nga punonjësit e policisë dhe mosfrekuentimin e restoranteve, kafeneve etj, dhe urdhri i dytë kishte të bënte me ndotjen.
Për këto dy urdhëra të gjeneral Sandër Lleshit, ka reaguar gazetarja e kronikës Anila Hoxha, ku me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka rreshtuar një sërë problematikash ku mund të ndalet ministri i Brendshëm i komanduar. Sipas saj, para tymit te plehrave po na vret zhurma e kallashit.
Postimi i plotë
Ne diten e pare te punes, Sander Lleshi na paska firmosur dy urdhera. E para , policia te bashkepunoje per plehrat. GJeneral, me kujtove ish ministren e mbrojtjes Mimi Kodheli, kur i turperoi dhe u perdhosi gradat koloneleve dhe gjeneraleve , i nxorri te pastronin plehrat kanaleve .
Pilote e nga ata qe e kishin fituar me merite bereten vishnje , me detyrim dolen fushave dhe neve na verviteshin lajme mbi vullnetarizmin.
Gjeneral , mos rreziko te besh te njejten gje me policine. Patjeter qe nje mjedis i paster perkthehet ne shendet dhe jete te gjate , por gjeneral para tymit te plehrave po na vret zhurma e kallashit.
Dje u vra nje nga eksponentet e krimit Edison Harizaj qe eshte nipi i Viktor Ymerit. Grupet po hapin e mbyllin hesape, shume perpara se ti gjeje policia.
Cthua sikur te zbresesh ne baze, te degjosh dhe te kuptosh perse calon policia kriminale? Te pyesesh ata agjentet e krimeve a jane te rrezikuar, a jane te paguar , a jane te mbrojtur?
Cthua sikur te shkoje ne Akademine e Sigurise , qe tu jepje besim 470 policeve qe konkurruan sot per komisare . Cthua, nuk do ish me mire tu kishe dhene nje mesazh se pasi te marrin ate grade, nese u jepet drejtimi i ndonje komisariati do ju jepet gjithashtu liri dhe besim .
Cthua sikur te pyesje njehere , pse u lirua i kerkuari Naser Gashi?
Cthua sikur te pyesesh cpo behet per te arrestuar trafikantin Admir Hoxha?
Cthua sikur te pyesesh cpo behet per te kapur Klement Balilin?
Cthua sikur te lexosh e te kuptosh si funksionon organizata e policise? Sepse…
Kuptova qe urdheri i dyte kishte te bente ne respektimin e orareve, ne ministri dhe ne polici. Mos e harxho bojen e stilolapsit gjeneral.
Mos u impono me urdhera te kota as per Veliun i cili na u dashka te ” korrigjoje” policet.
Sepse , neni 120 i rregullores se policise, pika 9 per normat e sjelljes gjate sherbimit thote ” polici nuk konsumon alkol gjate orarit te punes” . Thene ndryshe , policet e dine mire se nuk duhet te ulen ne kafe kur jane me uniforme . Por edhe ata te dikasterit , edhe sikur tju pihet kafe, ka drejtori personeli qe mund ti disiplinoje. Fare lehte, cdo ministri e ka nje rregullore. Mos qofte e thene , qe ky ishte starti juaj Gjeneral.
(M.Q/Faxweb)