Dita sot do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Reshjet pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët deri mesatar.
Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpasherëshme me intensitet të ulët deri mesatar. Në intervale të shkurtra kohore reshje shiu në formën e shtrëngatave.