Në turin me diasporën, sot Rama po udhëton për në Itali. Takimi i cili zhvillohet në pallatin e sportit në Busto Arsizio, lokalitet afër qytetit të Milanos, do të nisë në orën 11:00 dhe do të mbledhë emigrantët shqiptarë nga të gjithë qytetet e Italisë në të parin takim të Ramës me bashkëatdhetarët në shtetin fqinj.
Kryeministri u nis sot në mëngjes nga aeroporti i Rinasit ndërsa në facebook publikoi një postim tregon përgatitjet për takimin në pallatin e sportit ndërkohë që shton se është më i madh se ai në Athinë.
‘Dhe nga Rinasi ku po nisemi për vallen e dytë kuqezi në Europë, me shqiptarët e Italisë që sipas kërkesës së tyre do t’i mikpresim në një pallat sporti edhe më të madh se në Athinë, me shpresën që askush nuk do të mbetet pa gjetur vend siç fatkeqësisht na ndodhi në Greqi, ju uroj të gjithëve një të diel sa më të mbarë’ shkruan Rama sot në mëngjes.