Mundet ta imagjinoni se sa vjeç është kjo grua vetëm duke parë fotot e saj? Me siguri do të gabonit. Me një pamje për t’u pasur zili, “Daily Mail” shkruan se Xu Min është plot 50 vjeçe, por shpesh njerëzit e ngatërrojnë duke e cilësuar si motrën e vazjës së saj 25 vjeçare.
Mesa duket, sekreti i gruas për të dukur gjatë gjithë kohës në lule të rinisë është një rutinë e mirë, gjumë i mjaftueshëm dhe një mendje e qetë. Fotot e gruas elegante që jeton në provincën Yunnan, kanë thyer internetin.
Faqja kineze e lajmeve “QQ.com”e ka cilësuar atë si një “bukuri magjike”. “Vajza ime dhe unë jemi mikesha shumë të mira. Nuk ka asnjë hendek moshe mes nesh.”, ka shpjeguar 50-vjeçarja.
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1306″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]